Çfarë duhet të konsumoni gjatë menstruacioneve?

Periudha mujore tek çdo femre është një periudhë e vështirë jo vetëm fizike por edhe psikologjike. Në këto ditë gjithçka që duhet është çlodhje fizike dhe mendore dhe sigurisht ushqim i mirë. Lexoni këto këshilla që ditët tuaja të lodhshme të kthehen në ditë sa më normale.

1. Konsumoni perime jeshile

Ngrënia e frutave dhe perimeve është një nga gjërat më të mira që mund të bëni ndërsa jeni në ditët tuaja. Konsumoni ushqime të pasura me fibra që i duhen trupit tuaj gjatë menstruacioneve. Ngrënia e perimeve jeshile është e domosdoshme pasi ato janë të pasura me hekur dhe janë ushqimet më të mira për ciklet menstruale.

Lexo cilat janë perimet që ju ndihmojnë për të rënë nga pesha

2. Rritni konsumimin e acideve yndyrore

Arrat, farat dhe peshqit yndyror janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë një nga ushqimet thelbësore për t’u ngrënë gjatë cikleve menstruale. Acidet yndyrore gjithashtu ulin dhimbjet e kyçeve dhe ndihmojnë në relaksimin e muskujve tuaj. Konsumimi i arrave, farave kia (chia), fara liri dhe fara luledielli është gjithashtu një ide e shkëlqyeshme.

3. Konsumoni fasule dhe thjerrëza

Fasulet, bishtajoret dhe drithërat janë gjithashtu ushqime të shëndetshme për një cikël sa më të lehtë menstrual. Proteinat, fibrat, hekuri, aminoacidet thelbësore dhe karbohidratet e shumta të marra nga këto ushqime ndihmojnë në rikuperimin e energjisë tuaj dhe në përmirësimin e humorit tuaj.

Si të gatuajmë gjellë me thjerëza

4. Çokollata… shumë çokollata!

Ngrënia e çokollatave para dhe gjatë menstruacioneve mund të ndryshojë humori dhe të lehtësojë dhimbjet e shumta që keni gjatë kësaj periudhe. Çokollata e zezë ka antioksidantë që lëshojnë serotonin – një hormon që ndihmon në përmirësimin e humorit tuaj.

5 receta ëmbëlsirash me çokollatë

5. Ujë, ujë, ujë dhe vetëm ujë

Mos harroni, trupi juaj duhet të hidratohet gjatë gjithë kohës gjatë menstruacioneve. Pirja e ujit më shumicë do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e fryrjes së shkaktuar nga mbajtja e ujit. Ju duket e çuditshme? Trupi jonë mban ujë rezervë nëse ne nuk po pijëmë sa duhet, por kur filloni të konsumoni më shumë, uji lëshohet dhe ju ndjeheni të lehta dhe të shëndetshme.

Sa gota ujë duhet të pijmë në ditë?

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like