Life Style
Leave a comment

Keni problem me gjumin? 9 Vitamina për një gjumë më të mirë

Ndonjëherë mungesa e vitaminave mund të jetë shkaku kryesor i ndërprerjes së gjumit. Kjo do të thotë se një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese janë arsyeja pse ju mund të keni problem me gjumin.

Hekuri

Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjithë trupin tuaj, kjo është arsyeja pse një mungesë e hekurit mund tu bëjë të ndjeheni të lodhur. E mbani mend sesi Popeye ha spinaq dhe bëhet i fortë dhe i fuqishëm? Po, spinaqi është i mbushur me hekur. Një mungesë hekuri lidhet me simptomën e këmbëve të lodhura, një gjendje që shkakton ndjesi të pakëndshme në këmbë dhe një shqetësim që shkakton lëvizje (dridhje) te këmbët kur ju bini në gjumë.

Ndiheni të lodhur , mund të keni mungese hekuri

Magnezi

Ky mineral thelbësor ndihmon trupin tuaj në prodhimin e melatoninës së gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve që ju të bëni një gjumë qetësues; madje mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit duke nxitur prodhimin e një aminoacidi të njohur si GABA, i cili qetëson sistemin nervor.

Vitamina C

Ju tashmë e dini për rëndësinë e vitaminës C në sistemin tuaj imunitar, por a e dini se është vitamina kryesore për të fjetur? Njerëzit që kanë nivele të ulëta të Vitaminës C në gjak kanë më shumë probleme me gjumin dhe janë më të prirur për t’u zgjuar gjatë natës.

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imun deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.
Lexo recetën e plotë
leng portokalli

Soufle Portokalli – Orange Souffles

Soufle portokalli shërbehet në një mënyrë krejt të veçantë dhe aroma është e mahniste. Ëmbëlsirë e mbështjelle nën lëkuren e portokallit, butësi dhe një prezantim fantastik.
Lexo recetën e plotë

Vitamina B12

Vitamina B12 mban të shëndetshëm nervin dhe qelizat e gjakut dhe ndihmon trupin të krijojë energji. Nivele të ulëta të vitaminës B12 mund të shkaktojnë lodhje, shqetësime të gjumit, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash dhe simptoma të tjera.

Vitamina D

Hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në trup dhe cilësisë së dobët të gjumit. Bordi i Këshillit të Ushqimit dhe të Ushqyerit rekomandon 600 IU në ditë.

Kalciumi

Mineralin e kalciumit mund ta merrni nga bulmeti ose në shumë ushqime të tjera si kale, mustardë, perime jeshile, sardele dhe farat e susamit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) rekomandon 1.000 mg për të rriturit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç dhe 1.200 mg për ata 51 dhe më të vjetër.

Konsumoni Brokoli?

Omega 3

Omega 3 janë yndyrna të shëndetshme që njihen për përfitimet e tyre të shumta për shëndetin e zemrës dhe trurit. Disa studime kanë lidhur gjithashtu omega-3 me cilësinë e një gjumi më të mirë. Peshqit yndyror si salmon kanë shumë omega-3 prandaj sugjerohen të konsumohen.

Pse duhet të konsumoni peshk?

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments