Si të ulni kolesterolin dhe të reduktoni yndyrën e tepërt në organizëm në mënyrë natyrale

Kolesteroli është një lipid ose yndyrë, e pranishme në trup që ndihmon qelizat tuaja të funksionojnë siç duhet. Kur ekziston kolesterol i tepërt në trup, ai mund të fillojë ndërtimin në arteriet tuaja duke bërë kështu arteriet më të ngushta. Gjithashtu mund të çojë në shumë probleme të tjera serioze si presioni i lartë i gjakut, sulmet në zemër, mpiksja e gjakut dhe goditjet.

Mjalti

Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe lufton kolesterolin.
Ne ju sugjerojmë një përzierje me shumë vlera për organizimin, për 1 gotë ujë, shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe piheni këtë çdo ditë. Në këtë përzierje mund te shtoni gjithashtu edhe 1 lugë çaji lëng limoni dhe 8-10 pika uthull molle. Ky lëng shërben për të zvogëluar yndyrën e tepërt.

Pse duhet të pini ujë me limon dhe mjaltë

Hudhër

Hudhra mund të konsumohet çdo ditë. Një mënyrë konsumimi është të vendosni 2-4 thelpinj hudhër në një filxhan me ujë të ngrohtë për t’i konsumuar çdo ditë. Ndërsa hudhra e grirë e freskët ose hudhrat e papërpunuara mund të përdoren në shumë pjata si salcë, sallate dhe madje edhe supave.

5 Këshilla për ushqyerje të shëndetshme

Xhinxher

Xhinxheri ka veti të mahnitshme medicinale. Mund ta konsumoni duke shtypur xhinxherin në një enë më pas e vendosni në nxehtësi mesatare duke hedhur 200 ml ujë dhe 50 ml qumësht. Përpiquni ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijojë ngjitje në fund të enës. Kur në enë mbetet vetëm 50 ml ujë mund të filtroni përmbajtjen.
Përpiquni ta konsumoni këtë recetë kur është akoma nxehtë.

Receta krem kungulli me xhinxher

Qepa

Është zbuluar se qepët e kuqe janë më të dobishme se ato të bardhat.
Merrni një qepë dhe griheni atë në mikser. Shtoni 1 lugë çaji lëng qepë dhe 1 lugë çaji mjaltë me pak ujë dhe pijeni.
Në mënyrë alternative, ju mund të përzieni një qepë të prerë imët me 1/3 lugë çaji piper në 1 gotë me pana.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të qepës?

Fasule

Ju mund të konsumoni çdo lloj fasule si: ato të formë veshke, qiqra ose të zeza.
Ajo që duhet të bëni është të konsumoni 1 gotë nga fasulet tuaj të preferuara në baza ditore për 6 javë. Fasulet janë të pasura me fibra që ulin kolesterolin. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të LDL. Marrja e fasuleve çdo ditë ul nivelin e kolesterolit tuaj për 10%.

3 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

9 Ushqimet që ndihmojnë në tretje

Keni menduar cilat janë ushqimet që ndihmojnë në tretje? Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Një tretje jo efikase i mohon organizmit në marrjen e nevojshme të energjisë.