Receta për Krem Kungulli dhe xhinxher

Supa krem kungulli është një pjatë vjeshte, shumë e mirë dhe e shëndetshme. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi gati një pjatë të parë vërtet të shijshme.

Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.

Krem kungulli dhe xhinxher

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Soup
Cuisine: American
Keyword: kungull
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 800 gr kungull të verdhë
  • 200 gr patate
  • 2 presha pjesa e bardhë
  • 1 degë xhinxher i freskët
  • pak kripë
  • pak piper
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 gjethe sherebelë
  • 1 degë rozmarinë
  • fara lulëkuqe
  • bukë e thekur

Përgatitja

  • Për të përgatitur krem kungulli dhe xhinxher fillojmë duke pastruar e qëruar kungullin. E presim në copa të vogla. Po ashtu dhe patatet, i pastrojmë dhe i presim në copa.
  • Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe preshin e prerë në copa. E kaurdisim për pak minuta derisa të zbutet. Më pas shtojmë kungullin dhe patatet. Xhinxherit i heqim me kujdes lëkurën sipër dhe e hedhim në tenxhere (nëse nuk gjeni xhinxher të freskët mund të përdorni xhinxherin pluhur 1/2 lugë kafeje).
  • Shtojmë rreth 500 ml ujë, pak kripë, pak piper, gjethet e sherbelë dhe rozmarinën.
    Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 35-40 minuta ( nëse keni tenxhere me presion rreth 20 minuta).
  • Pasi ka zier supa heqim gjethet e sherebelës dhe rozmarinën. Marrim një grirës elektrik dhe e grijmë derisa të bëhet një krem homogjen.
  • Shërbejmë krem kungulli dhe xhinxher të ngrohtë me bukë të thekur dhe disa fara lulëkuqe sipër ose kos i bardhë.

Ju ftojmë të lexoni recetat e tjera me kungull si përshëmbull kungull në tavë apo si receta për byrek me kungull apo edhe oriz me kungull.

Ju bëftë mirë!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.