Rizoto me kungull të verdhë

Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e parë delikatë dhe e veçante. Përgatitur me oriz Olim cilësorë kthehet në një pjatë shumë e shijshme.

Rizoto me kungull të verdhë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 350 gr oriz Olim
  • 500 gr kungull i verdhë
  • 2 kokrra qepë
  • 1,5 L lëng perimesh
  • 100 gr djathë parmigiano Reggiano
  • 50 ml verë e bardhë
  • 50 gr gjalpë
  • vaj ulliri
  • piper i zi
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur një pjatë të parë rizoto me kungull të verdhë, me oriz cilësorë Olim, si fillim duhet të përgatisim lëngun e perimeve. Ju këshillojmë mos të përdorni produkte të gatshme, në rast të kundër mjafton dhe vetëm ujë.
  • Në një enë të bollshme hidhni perime të ndryshme dhe i lini në zjarre për të paktën 1 orë. Filtroni ujin dhe mbajeni në zjarre.
  • Fillojmë përgatitjen duke prere hollë qepën dhe ne një tigan për rizoto hedhim vaj ulliri dhe shtojmë qepën duke mbajtur zjarrin të ulët.
  • Presim kungullin e verdhë në kubik të vegjël pasi e kemi qëruar dhe hequr farat. Në një tiganin me qepë bashkojmë copat e kungullit. I kaurdisim bashkë dhe me pas shtojmë pak lëng perime. I lëmë në zjarre për rreth 20 minuta.
  • Në një enë tjetër pa shtuar yndyrë hedhim orizin cilësor Olim dhe e lemë në zjarr për te paktën 5-7 minuta. Më pas hedhim verën e bardhë dhe e lëmë derisa të avullojë alkooli. Shtojmë orizin tek tigani me kungull.
  • Vazhdojmë hedhim herë pas here lëng perimesh ne rizoto me kungull të verdhë dhe e trazojmë shpesh. Vazhdojmë kështu derisa orizi është pothuajse i bërë. Shtojmë në të kripe dhe pak piper. Fikim zjarrin dhe më pas hedhim gjalpin duke e trazuar shpejt.
  • Në rizoto shtojmë edhe djathin e grirë. E trazojmë mirë të gjithë masën.
  • Rizoto me kungull të verdhë është gati. Për këtë recetë kemi përdorur orizin Olim, i cili është ideal për rizoto. Shërbejmë rizoton e përgatitur nëpër pjata dhe sipas dëshirës mund të shtojmë akoma djathë të grirë.

Ju bëftë mirë!

Receta të tjera për të përgatitur rizoto: rizoto me spinaq, rizoto me shafran ose lexo rizoto me luleshtrydhe.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.

Rizoto me luleshtrydhe

Rizoto me luleshtrydhe është një pjatë e rafinuar. Kjo recetë është shumë e thjeshtë por që ka një shije shumë delikate. Këtë pjatë mund ta përgatisni dhe për një darkë romantike dhe do të ketë shumë efekt te personi që e shijon.

Pilaf Orizi

Pilafi i orizit është një pjatë që në vendin tonë është shumë e njohur dhe shumë e përdorur. Në shumë raste pilafi nuk na del ashtu siç do ta donim. Me recetën e mëposhtme do të jeni të sigurt që pilafi i orizit do të jetë shumë i shijshëm.