Oriz me domate

Orizi me domate është një pjatë e shijshme dhe e shpejtë që pëlqehet si nga fëmijët dhe të rriturit. Kjo është një pjatë e thjeshtë edhe për ata që janë në hapat e para në kuzhinë.

Oriz me domate

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 4-5 persona

  • 400 gr oriz
  • 1 qepë
  • 400 gr domate të freskëta ose domate salcë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • disa gjethe borziloku të freskëta
  • 20 gr gjalpë
  • 50 gr djathë parmixhan të grirë
  • pak nenexhik fakoltativ

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe grijmë hollë qepën. E lemë të kavërdiset pak e më pas shtojmë orizin. E trazojmë mirë dhe e lemë nja dy minuta të kavërdiset me qepën. Më pas shtojmë edhe domatet e freskëta të prera në copa ose domatet konservë. I trazojmë mirë dhe e lemë për disa minuta. Më pas shtojmë edhe rreth 800 ml ujë të ngrohtë. Hedhim edhe kripë. E trazojmë mirë dhe mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Nëse e shohim që orizi nuk është zier akoma, mund të shtojmë ujë. Kur uji është tharë komplet dhe orizi është gati i hedhim borzilokun e grirë hollë dhe sipas dëshirës pak nenexhik.
  • Fikim zjarrin dhe shtojmë në tenxhere gjalpin. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë djathin e grirë.E trazojmë përsëri mirë e më pas e hedhim në pjata. Servirim orizin me domate me djathë të grirë sipër dhe ndonjë gjethe borziloku.

Notes

pilaf-oriz-receta-domate-gatime-kuzhina-ushqime-dieta-vegjetarjan-video

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

pilaf-oriz-receta-domate-gatime-kuzhina-ushqime-dieta-vegjetarjan-foto

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Qofte me spinaq

Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.