Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze apo krepa me nutella.

Krepa me perime

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gram bizele të njoma
  • 100 gram miell
  • 1 spec djegës
  • pak xhinxher
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • kripë

Përgatitja

  • Në fillim i ziejmë bizelet jo më shumë se pesë minuta. Bizelet pasi ti kemi kulluar i hedhim ne një mikser kuzhine. Shtojmë specin dhe xhinxherin. Nëse dëshirojmë specin djegës mund ta zëvendësojmë me një jeshil. I grijmë se bashku sa të bëhen pure.
  • Më pas i hedhim në një enë tjetër duke i përzier me majdanozin e grirë hollë, miellin, kripë dhe vajin e ullirit. Në qoftë se masa del e trashë i hedhim pak nga lëngu që ziem bizelet dhe e trazojmë.
  • Tiganin për krepa e vendosim në zjarr dhe me anë të një luge të madhe hedhim një shtresë të hollë nga masa.
  • E kthejmë me kujdes nga të dyja anët. Kështu vazhdojmë sa të mbarojë e gjithë masa. Krepa me perime janë gati, mund ti shoqërojmë me produkte djathi të staxhionuar.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.