Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.

Sallatë gruri

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 4-5 persona

  • 400 gr grurë
  • 250 gr domate
  • 150 gr djathë mocarela
  • 150 gr djathë të tymosur
  • 80 gr ullinj të zinj
  • disa gjethe borzilok i freskët
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper
  • 1 lugë kafeje lëng limoni

Përgatitja

  • Grurin, pasi e keni pastruar e larë mirë, vendoseni në një tenxhere me ujë të ziejë.
  • Kur gruri të jetë zier, kullojeni dhe lëreni të ftohet.
  • Më pas hidheni në një enë qelqi dhe shtojini kripë.
  • Ndani në copa të vogla në formë kubi domatet e djathin. I bashkoni bashkë me grurin. Bashkoni në të edhe ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe lëngun e limonit. Trazojini mirë me kujdes. Më pas shtoni vaj ulliri. Përziejeni me kujdes.
  • Hidhni sallatën e përgatitur në pjata dhe në momentin e servirjes shtojini sipër pak piper.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Pulë me oriz në tavë

Gatimet me mish pule janë të shumëllojshme. Pulë me oriz në tavë është një recetë e shijshme dhe ruan gjithë vlerat ushqimore. Përgatiteni kur të keni të ftuar, do të ngelen të kënaqur.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.