Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj me domate duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Kunguj me domate e mocarela

Përbërësit

  • 3 kunguj të rrumbullakët
  • 200 gr djathë mocarela
  • 100 gr salcë domate për pica
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • disa gjethe borzilok i freskët
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm.
  • I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tepsi me letër furri poshtë.
  • Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tepsinë në furrë 220°C përreth 5-10 minuta.
  • Ndërkohë presim djathin mocarela në copa kubike të vogla. Më pas nxjerrim tepsinë nga furri dhe vendosim mbi fetat e kungullit copa mocarela dhe borzilok. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për disa minuta derisa të jetë shkrirë mocarela. Fetat e kungullit janë gati për tu shërbyer.
  • I vendosim në një pjatë dhe mund ti servirim si të ngrohta ashtu dhe të ftohta për një aperitiv me miqtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë

0 Shares
8 comments
  1. Me pelqen .. bukur kur esht tradita ne mes … Do me pelqente dhe nji shtrim tryeze ne rast festash .. flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Karrota sallatë

Karrota është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoz. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karrotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.