Gjellë domate me oriz

Domate me oriz është një gjellë dietike dhe e shëndetshme e cila mund të gatuhet për të gjitha stinët. Gatuhet si pjatë e parë dhe ka përbërës të pasur me shumë vlera ushqyese.

Gjellë domate me oriz

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle, oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 4-5 kokrra domate mesatare
  • 600 ml uji ose lëng mishi
  • 150 gr oriz
  • 2 kokrra qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • kopër
  • qepë hollë chives

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e gjellës domate me oriz.
  • Pasi kemi larë të gjitha perimet pastrojmë qepët duke i hequr lëvozhgat. Ndërkohë domateve i heqim lëkurën dhe i presim më kubikë.
  • Në një enë me vaj ulliri, hedhim qepën dhe e kaurdisim derisa të zverdhet e më pas shtojmë domatet. Masën e lemë në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar për gati 7-8 minuta deri në momentin që mpikset lëngu i domateve.
  • Shtojmë specat e prera në kubikë, lëng mishi ose ujë, kripë dhe e lemë sa të marri valë.
  • Kur shohim që të gjitha perimet janë përzierë dhe kanë marrë valë hedhim orizin duke e lënë në zjarr derisa masa të trashet. Pasi orizi ka zierë hedhim piperin e zi dhe sipas dëshirës, aroma të prera hollë.
  • Gjellën domate me oriz e servirim në pjata sipas dëshirës.

Lexoni gjithashtu recetën për oriz me perime

Ju bëftë mirë

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Pilaf Orizi

Pilafi i orizit është një pjatë që në vendin tonë është shumë e njohur dhe shumë e përdorur. Në shumë raste pilafi nuk na del ashtu siç do ta donim. Me recetën e mëposhtme do të jeni të sigurt që pilafi i orizit do të jetë shumë i shijshëm.