Rizoto me Spinaq të freskët

Rizoto me spinaq është një pjatë e parë e shëndetshme dhe tepër e shijshme. Përgatitur me Orizin cilësor Olim dhe spinaq të freskët sjell shumë veti ushqimore dhe një kombinim shijesh plot ngjyra.

Rizoto me Spinaq të freskët

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: oriz
Sasia: 2 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 350 gr oriz Olim
  • 300 gr spinaq i freskët
  • 1 L lëng perime
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr djathë parmigiano
  • 1 qepujkë
  • piper i zi
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur në mënyrë të përdorur rizoto me spinaq të freskët, si fillim duhet të grijmë hollë qepën. Më pas me pak gjalpë e kalojmë në një enë në zjarr të ulët. Sapo fillon të zverdhet pak shtojmë orizin Olim. E lëmë për disa çaste të kaurdiset me qepën. Më pas fillojmë hedhim pak nga pak nga lëngu i perimeve.
  • Ndërkohë përgatisim dhe spinaqin duke e larë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe më pas e thajmë më letër kuzhine. 5 minuta pasi të jetë gati orizi shtojmë spinaqin ne tavë dhe pak lëng perimesh. Rregullojmë dhe kripën e pjatës së parë rizoto me spinaq.
  • I lëmë dhe për disa çaste të tjera dhe më pas i heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin së bashku me djathin parmigiano reggiano të grirë. E trazojmë rizoto me spinaq që të përzihen të gjithë përbërësit.
  • Pjata e parë rizoto me spinaq të freskët është gati. Për të përgatitur këtë recetë kemi përdorur orizin cilësor Olim, ideal për rizoto.
  • E shërbejmë orizin me spinaq nëpër pjata dhe nëse dëshirojmë mund të shtojmë sipër pak djathë të grirë.

Receta të tjera me oriz që gjeni ne faqen Artigatimit.com rizoto me shafran, oriz me perime ose oriz i kuq.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë me Domate dhe Oriz

Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.