Quinoa me Perime

Quinoa me perime mund të shërbehet si një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Quinoa është një ushqim që mund të përdoret si alternative nga personat celiac.

Quinoa me Perime

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: American
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 200 gr quinoa
  • 400 ml ujë
  • 2 karrota
  • 1 portokall
  • perime të stinës
  • 1 thelbi hudhër
  • borzilok ose trumzë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Për te përgatitur quinoa me perime fillojmë duke shpëlarë quinoa në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Më pas duhet ta lëmë të kulloj mirë. Në hapin tjetër duhet ta vendosim për të pankën 3 minuta në zjarre në një tigan pa shtuar vaj.
  • Quinoa e hedhim në një enë tjetër dhe e mbushim me dyfishin e ujit, që e hedhim të ngrohtë. E vendosim më pas në zjarre të ulët dhe e lëmë për rreth 15 minuta. Pasi quinoa e ka thithur të gjithë ujin, e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet.
  • Në një enë tjetër përgatisim disa perime në avull ose i ziejmë. Përziejmë perimet me vaj dhe pak hudhër të grirë. Në fund shtojmë pak kripë dhe piper.
  • Bashkojmë quinoa me perimet dhe shtojmë domate te vogla të freskëta dhe disa pjesë portokalli të cilit i kemi hequr cipën.
  • Rregullojmë prapë kripën e quinoa me perime dhe shtojmë dhe pak piper. Vendosim ndonjë gjethe të freskët aromatike dhe e shërbejmë direkt nëpër pjata.

Lexo arsyet kryesore pse duhet te konsumojmë quonia – Receta per sallate quinoa.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë me Domate dhe Oriz

Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.