Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tave është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Kungull tave në dy versione

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

Versioni i kripur

  • 1 kg kungull
  • 250 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 4 lugë gjelle miell gruri
  • pak kripë
  • vaj ulliri
  • pak gjalpë

Për versionin e ëmbël

  • 150 gr sheqer

Përgatitja

  • Kjo recetë kungull tave përgatitet me kunguj të mëdhenj, jo me kungulleshka.
  • Në fillim ndajmë kungullin në pjesë dhe e qërojmë nga lëkura. Marrim pjesët e prera dhe i grijmë një nga një në rende. Kungullin e grirë e lënë disa minuta të pushoj nëse është i njomë.
  • Në një enë hedhim miellin e grurit dhe pak qumësht. E trazojmë brumin derisa të bëhet si brumi i petullave.
  • Kungullit të grirë i hedhim kripë (në rast se duam versionin e ëmbël, hedhim sheqer), miellin e misrit, vezët, qumështin e ngelur dhe vajin. Te gjithë masën me kungull e trazojmë mirë.
  • Në një tavë të lyer me vaj hedhim pak më shumë se gjysma e brumit që përgatitëm në fillim, sa të mbuloi të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër do të hedhim masën e kungullit duke e shpërndarë në të gjithë tavën. Sipër kungullit do të hedhim gjalpin dhe pjesën tjetër të brumit. Foto në vijim tregon kungullin në tavë përpara se ta pjekim në furrë.
  • Tavën e pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta. Kungull tave është gati, shërbehet i ngrohtë ose sipas dëshirës.
  • Kungulli është shumë i dobishëm për trupin tonë. Ai përmban proteina, fibra, kalcium etj prandaj ju rekomandojmë ta konsumoni sa më shumë.

Receta për byrek me kungull

Ju bëftë mirë nga Arti gatimit

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.