Ja çfarë duhet të hani nëse jeni me diabet

Një listë më ushqimet që duhet të hani nëse jeni me diabet. Kemi marrë shumë shpesh mesazhe për njerëz me diabet dhe të gjithë thonë se kemi pak informacion për rrezikshmërinë e diabetit dhe dieta që duhet të mbajnë.

Një nga gjërat kryesore që ndihmon është mirë ushqyerja dhe përdorimi i një dietë pa sheqerna e karbohidrate. Këto janë ushqimet dhe produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj.

Çdo përbërës është i shoqëruar me një recetë, por ju fare mirë mund të kërkoni receta gatimi të tjera në faqen tonë.

1. Gjithë drithërat e plota: Oriz kaf, fara quinoa, tërshërë, elb etj

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.
Lexo recetën e plotë

2. Vezë

Vezë me kërpudha

Një përgatitje e thjeshte dhe shumë e shijshme. Vezë më kërpudha kombinuar me disa patate dhe qepe te freskëta del një pjatë e shkëlqyer.
Lexo recetën e plotë

3. Patate të ëmbla

Patate ne furrë me djathë – Patate fizarmonikë

Një mënyre e veçantë për të përgatitur patate në furre. Te prera në formë fizarmonike dhe të mbushura me djathë, kjo recetë ka një prezantim mahnitës.
Lexo recetën e plotë

4. Peshk si salmon, sardele etj

Filetë salmoni me verë të bardhë

Salmoni është një peshk me shumë veti ushqyese dhe duhet konsumuar shpesh. Ne kemi sjellë një recetë shumë të shpejtë, shumë elementare dhe të shijshme.
Lexo recetën e plotë

5. Çdo gjë jeshilë si spinaq, lakër, brokoli etj

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.
Lexo recetën e plotë

6. Avokado

Avokado me vezë në furrë

Avokado e përgatitur në këtë mënyre është jashtëzakonisht ushqyese.
Lexo recetën e plotë

7. Fasule, qiqra

Qofte me qiqra

Receta për qofte me qiqra përgatitur në shtëpi është gjithashtu shumë e shëndetshme.
Lexo recetën e plotë

8. Kos i bardhë

Supë me kos

Supë me kos është një pjatë e shpejtë dhe shumë e shijshme. Supa me kos u bënë mirë edhe kur jeni me grip apo të sëmurë. Pjata e supës nuk duhet të mungojë asnjë javë në tavolinat tona. Ne do të japim përgatitjen e kësaj receta sipas mënyrës tonë me të thjeshtë.
Lexo recetën e plotë

9. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat, mjedra

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.
Lexo recetën e plotë

10. Arra

Bukë me arra

Një recetë si mund të përgatisni bukë me arra në shtëpi. Përgatitja e bukës në shtëpi në këtë periudhe mund të jetë shumë e nevojshme dhe për faktin se të dalim nga shtëpia krijon rrezik për shëndetin. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por duhet të bëni kujdes në kohët e ardhjes së brumit.
Lexo recetën e plotë

11. Kanellë

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.
Lexo recetën e plotë
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Përfitimet e konsumimit të qumështit me mjaltë

Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.