Si të gatuajmë vezë me kërpudha

Kush preferon një mëngjes të ëmbël dhe të tjerë vezë me kërpudha, ju çfarë preferoni? Na shkruani në komente.

Një përgatitje e thjeshte dhe shumë e shijshme. Vezë më kërpudha kombinuar me disa patate dhe qepe te freskëta del një pjatë e shkëlqyer.

Vezë me kërpudha

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 300 gr kërpudha
  • 4 kokrra vezë
  • 3 thelpinj hudhra
  • 2 qepë të njoma
  • 2 kokrra patate
  • 1 spec djegës sipas dëshirës
  • 80 ml verë e bardhë
  • pak kripë
  • majdanoz

Përgatitja

  • Në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri, hudhrën dhe 1 qepë të njomë të grirë. Pasi të jenë skuqur disi shtojmë kërpudhat së bashku me patatet që i kemi prerë copa të vogla.
  • Pasi i kaurdisim për disa minuta shtojmë verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë alkooli. Nëse është e nevojshme shtojmë dhe pak ujë.
  • Ndërkohë rrahim vezët në një enë. Pasi të jetë shteruar vera në tigan shtojmë vezët.
  • Si për hedhim edhe qepën tjetër të grirë. Sipas dëshirës shtojmë spec djegës.
  • I vendosim kapakun dhe lëmë vezë me kërpudha për 2-3 minuta.
  • Vezë me kërpudha dhe patate është gati. Mund të hedhim sipër pak majdanoz.

Si të gatuani një mëngjes të shëndetshëm në 5 minuta

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Soufflé patate

Soufflé patate mund të përgatitet edhe në vesonin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete.

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.