Dollma me lakër të bardhë – Receta Gatimi

Dollma me lakër është një recete karakteristike e kësaj stine. Lakra është padyshim një perime që duhet të jetë e shtuar në listat tona ushqimore. Në recetën për dollma do të japim një prej gatimeve me lakër por mund të lexoni edhe receten per japrak.

Dollma me lakër të bardhë

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 1 kokë lakër mesatare
  • 100 gr mish të grirë
  • 5 kokrra qepë mesatare
  • 100 gr oriz
  • salcë domate
  • kripë
  • piper
  • majdanoz

Përgatitja

  • Pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara dhe i presim pjesën fundore. Më pas heqim edhe pjesën e fortë. Ndërkohë që pastrojmë lakrën, në zjarr venë një enë me ujë të bollshëm.
  • Pasi të ketë vluar ujë, i hedhim kripën dhe vendosim lakrën të ziejë me fundin poshtë për gati 5-6 minuta. Më pas e heqim lakrën dhe e kullojmë të ngrohtë. I hapim fletët një e nga një në një tavë ose mbi tavolinën e punës.
  • Vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes për dollma.
  • Grijmë qepën hollë, e hedhim në tiganë dhe e kaurdisim pak. Më pas në një enë qelqi hedhim mishin e grirë, orizin, salcën, e domates, kripë, piper, majdanoz si dhe qepën e kaurdisur. E punojmë mirë me dorë derisa të bëhet një masë homogjene.
  • Marrim fletët e lakrës dhe i mbushim me anë të një luge me masën e përgatitur. I mbledhim anët dhe i palosim në formë role duke i shtrënguar pak me dorë (nqs gjethja ka akoma kërcellin e fortë, e shtypim me lugë). Vazhdojmë kështu për të gjithë gjethet e lakrës derisa të mbaroj mbushja.
  • Dollmat e përgatitura i vendosim në tavë duke i ngjeshur afër njëra tjetrës.
  • Që të mos hapen gjatë pjekjes u vihet sipër gjethe lakre të hapura. Pastaj hidhen dy gota uji i nxehtë (rreth 200 mL ujë) nga lakra të përzier me salcë domate.
  • Tavën e futim në furrë të nxehur për gati 35-40 minuta, në temperaturën 200 gradë.
  • Dollma me lakër shërbehen si pjatë e veçantë e shoqëruar me perime të stinës dhe pse jo djathë dele.

Nëse keni pyetje apo foto mbi recetën mund ti publikoni më poshtë tek forma e komenteve.

Lexoni gjithashtu recetat per pispili me lakra ose lakra turshi.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.