Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.

Supë krem me brokoli

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr brokoli
  • 1 qepë e bardhë ose 1 të bardhë preshi
  • 2 patate
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper të bardhë
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 degë trumzë
  • feta buke të thekur për ta shoqëruar supën
  • djathë të butë për shoqërim

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë brokolit dhe i ndajmë degëzat.
  • Qërojmë e lajmë edhe qepën ose preshin dhe e grijmë në copa të vogla. E hedhim në një tenxhere ku kemi shtuar vaj ulliri. E kavërdisim pak e më pas shtojmë patatet e brokolit.I trazojmë mirë. Shtojmë ujë ose brodo vegjetale ( rreth 700 ml) derisa të mbulohen perimet. I hedhim pak kripë dhe pak rozmarinë të grirë hollë. E lemë të ziejë përreth 30 minuta me zjarr të ulët duke e mbuluar tenxheren me kapak.
  • Më pas me anë të një mikseri elektrik i grijmë direkt në tenxhere perimet duke e bërë masën si krem. Shtojmë pak trumzë sipër kremit dhe e trazojmë. Ndërkohë thekim pak bukë dhe e presim në copa kubike të vogla. Hedhim supën krem me brokoli në pjata dhe e servirim të ngrohtë me copa buke të thekur sipër e me pak vaj ulliri.
  • Sipas dëshirës mund të vendosni edhe nga një lugë djathë të butë për shoqërim. E shijojmë supën krem me brokoli menjëherë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë

Supë me kërpudha

Supë me kërpudha është një recetë e lehtë dhe me vlera ushqimore që duhet të shtojmë në dietën tonë. Ekzistojnë më shumë se 4000 lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.