Supë me hithra – Receta të shëndetshme

Supe hithra është një ilaç për trupin. Shumë njerëz nuk e dinë se sa e rëndësishme është bima e hithrës për shëndetin .Ajo ndihmon në pastrimin e gjakut dhe përtëritjen e qelizave të gjakut.

Supë me hithra – Receta të shëndetshme

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Soup
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 dorë hithra
  • 2 qepë të njoma
  • 1 karotë
  • 1 lugë gjelle oriz
  • kopër
  • majdanoz
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim lajmë përbërësit dhe i presim imët. Qepët i presim në formë rrethore dhe i kaurdisim në një enë të nxehur me 2 lugë vaj ulliri. Më pas në tenxhere hedhim ujin ,orizin dhe pak kripë.
  • Pasi orizi të ketë bërë gjysmë zierje ne tenxhere do të hedhim karotat dhe hithrat. E lemë të ziejë edhe 7-8 minuta. Në fund hedhim edhe erëzat. Supa shërbehet e ngrohtë dhe me bukë të thekur.
  • Hithra përdoret në disa mënyra. Sot dhamë recetën e përgatitjes së supe hithra. Nëse abonoheni në njoftimet e faqes, do të merrni receta gatimi të reja me te njëjtët përbërëse. Gjithashtu mund të lexoni edhe recetën pispili me lakra te egra.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël

Supë me mish lepuri

Supa me mish lepuri është e lehtë dhe e shijshme. Mishi i lepurit rekomandohet të konsumohet jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë, lepuri i butë ka filluar të shtohet për plotësimin e nevojave familjare.