Supë me kërpudha

Supë me kërpudha është një recetë e lehtë dhe me vlera ushqimore që duhet të shtojmë në dietën tonë. Ekzistojnë më shumë se 4000 lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.

Supë me kërpudha

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Soup
Cuisine: Mediterranean
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 350 g kërpudha të freskëta
  • 80 g gjalpë
  • gjysmë kokërr qepë e kuqe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 20 ml verë e bardhë
  • kripë
  • piper
  • pak trumzë e thatë
  • 4 gota lëng pule ose supë perimesh
  • gjysmë filxhan pana ajkë qumështi
  • majdanoz

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë dhe lajmë kërpudhat. Mund të përdorim çfarëdo lloj kërpudhe për këtë recetë. Nëse nuk kemi kërpudha të freskëta mund të përdorim kërpudhat të thata, të cilat duhen zbutur në ujë dhe më pas i gatuajmë.
  • Marrim një enë dhe e vendosim në zjarr ku shtojmë gjysmën e gjalpit. Grijmë qepën hollë së bashku me hudhrën. Më pas hedhim kërpudhat, shtojmë gjalpin e mbetur, kripë, pak trumzë. Më pas hedhim verën dhe i gatuajmë për 10 minuta, derisa të avulloj alkooli.
  • Shtojmë më pas lëngun e pulës. I lëmë 30 minuta të ziejnë dhe më pas i kalojmë në grirës me zhytje. Sipas dëshirës mund të heqim ndonjë kërpudhë për ta lënë të plotë.
  • Hedhim pana dhe pak piper. I lëmë 5 minuta të tjera në zjarr.
  • Supa me kërpudha është gati. E shërbejmë me disa kërpudha të plota dhe pak majdanoz sipër.

Kërpudhat përmbajnë vitaminë B3, e cila ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe vitaminë B2, e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut për metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Kërpudhat janë të dobishme në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në frenimin e formimit të kolesterolit në arterie.

Lexoni gjithashtu Oriz me Kërpudha.

Ju befte mire!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave.

Receta per Supe Franceze

Supa francese ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa.

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Receta për Krem Kungulli dhe xhinxher

Supa krem kungulli është një pjatë vjeshte, shumë e mirë dhe e shëndetshme. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi gati një pjatë të parë vërtet të shijshme. Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.