Supë krem me kungull

Kungulli është shumë i mirë sepse është i pasur me karrotinë, vitamina B1, B2, PP, A e C dhe i varfër në kalori.Ai gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë, duke filluar nga mezetë e ndryshme, makaronat, orizi e deri tek ëmbëlsirat e tortat e ndryshme. Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël.

Supë krem me kungull

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 gr kungull
  • 1 patate
  • 2 copë presh pjesa e bardhë
  • pak gjalpë
  • borzilok
  • majdanoz
  • sherebelë
  • rozmarinë
  • kripë
  • piper
  • kanellë

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim pak gjalpë. Shtojmë preshin e prerë dhe e kavërdisim ngadalë. Më pas hedhim pataten dhe kungullin e prerë në copa. Shtojmë pak ujë ose brodo ( deri sa të mbulohen perimet). Hedhim pak kripë dhe të gjitha erëzat të lidhura me fill kuzhine.E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë ngadalë.
  • Pas 20-30 minutash supa do të jetë gati. Heqim erëzat nga tenxherja. Grijmë masën e përgatitur me grirësin elektrik derisa të arrijmë të kemi një krem në ngjyrë portokalli. Hedhim kremin e përgatitur në pjata, shtojmë kanellën pluhur. Nëse dëshirojmë mund ta shoqërojmë këtë supë me copa të vogla buke të thekur.

Notes

Video Receta për Supë krem me kungull

Përgatitja

Ju bëftë mirë

0 Shares
4 comments
    1. Po, jemi duke u munduar ti bejme edhe me video recetat. Keshtu jane me te lehta per tu kuptuar. Provoje receten dhe na shkruaj rezultatin.

      1. po eshte e vertete me lehte me vjen per ta kuptuar kur e shoh dhe videon keni bere nje pun te persosur ju faleminderit .PO ATO EREZAT CFAR MUND TE JEN PER SHEMBULL NESE KENI MUNDESI TE ME TREGONI……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave.

Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.