Supë orizi me mëlçi pule

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Një pjatë që mund të gatuhet mirë edhe nga ata që janë në hapat e para në kuzhinë.

Supë orizi me mëlçi pule

Sasia: 0

Përbërësit

  • 150 gr oriz
  • 1,5 lt brodo Kliko këtu për recetën ose ujë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 200 gr mëlçi pule
  • pak kripë
  • pak piper sipas dëshirës

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.
  • Në një tenxhere hedhim brodon ose ujë. Shtojmë në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lemë të paprerë në mënyrë që të supa të marrë shijen e saj. Gjithashtu shtojmë edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. E lemë të ziejë me zjarr jo shumë të fortë.
  • Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu, (ky është një sekret i vogël nga nëna ime, e sa herë do të bëni supë orizi kijeni parasysh këtë sepse bëhet me të vërtetë shumë e mirë). Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë akoma.
  • Pasi është bërë gati, fikim zjarrin dhe e lemë akoma disa minuta të mbuluar me kapak.
  • Më pas hedhim supën në pjata. I hedhim sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.
  • Shërbejmë supën me mëlçi të ngrohtë.
Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci-pule-fresket

1 Shares
4 comments
  1. Pse lahet orizi?Ne Itali orizi ne te gjitha ricetat ,qe jane te shumta,nuk lahet.Jam shume curiose te lexoj pergjigjen flm.

      1. Lengu trashet edhe pa e lare orizin.Po te perdorni oriz italian s’ka nevoje ta lani,provoni dhe do ta shikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë