Torta Barbie

E ku ka më bukur për një gocë të vogël që fryn qirinjtë e ditëlindjes mbi një tortë në formën e një kukulle Barbie. Jo vetëm merr dhuratë kukullën por shijon edhe ëmbëlsinë e tortës. Përgatitja e kësaj torte kërkon kohë, përkushtim e durim, por në fund kur do të shikoni sytë e lumtur të fëmijëve tuaj do ta kuptoni se ia vlen me të vërtetë lodhja e punës.

Torta Barbie

Përbërësit

  • Përbërësit për 1 pandispanjë

  • 130 gr miell
  • 50 gr niseshte patate
  • 200 gr sheqer
  • 40 gr kakao pluhur
  • 3 vezë+8 të verdha vezësh
  • Përbërësit për kremin Kliko këtu për recetën)

  • 250 gr pana
  • 250 gr çokollatë
  • 250 gr gjalpë
  • Përbërësit për lyerjen e pandispanjës

  • 50 ml qumësht me kakao për të lagur pandispanjën
  • 85 gr gjalpë duhet të jetë në temperaturë ambienti
  • 75 gr sheqer
  • 20 ml ujë
  • 3 të verdha vezësh
  • pak vanilje
  • Përbërësit për zbukurimin

  • mjaftueshem brumë sheqeri Kliko këtu për recetën
  • disa ngjyrues të ndryshëm
  • 1 kukull Barbie

Përgatitja

Përgatitja e tortës

  • Për këtë tortë duhen 2 disqe pandispanjash që vendosen mbi njëra tjetrën. Pra masat e mësipërme do të dyfishohen.
  • Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës.
  • Në enën e një roboti kuzhine hedhim sheqerin dhe 3 vezët e plota. Vëmë në lëvizje robotin dhe e lemë që të rrahi mirë përbërësit derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe homogjene. Do të duhen rreth 20 minuta. Më pas shtojmë edhe të verdhat e vezëve dhe i rrahim për 15 minuta të tjera.
  • Në një enë tjetër bashkojmë miellin, niseshtenë dhe kakaon. I sitim mirë.
  • Marrim enën ku kemi rrahur vezët dhe bashkojmë në të përbërjen me miell, kakao e niseshte. I trazojmë me ngadalë me një lugë druri. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart që të mos shfryhet masa e fryrë e vezëve.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me pak gjalpë e miell. Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 40-45 minuta.
  • Të njëjtën përgatitje bëjmë edhe për pandispanjën tjetër.
  • Ndërkohë përgatisim kremin për mbushjen. (Shiko këtu përgatitjen e kremit).
  • Përgatisim gjithashtu edhe kremin e gjalpit me masat e mësipërme. ( Për përgatitjen e recetës,shiko këtu)
  • Pasi torta është ftohur, e presim në mes për së gjati dhe lagim gjysmën me anë të një peneli me qumështin me kakao. Mbushim gjysmën me kremin e përgatitur. Vendosim gjysmën tjetër sipër. E rregullojmë mirë.
  • Ndërkohë pandispanjës tjetër i bëjmë një prerje të vogël në qendër duke i hequr një rreth me diametër 3 cm. Presim përgjysmë për së gjati pandispanjën dhe bëjmë të njëjtën gjë për mbushje siç bëmë për pandispanjën e parë.
  • Bashkojmë dy pandispanjat duke u ndihmuar nga një bazë kremi. Si bazë lëmë pandispanjën e plotë dhe sipër atë me rreth në mes. I rregullojmë mirë dhe i lyejmë sipër dhe anash me kremin e gjalpit. Duhet të jetë komplet e lyer. Vendosim tortën në frigorifer.
  • Ndërkohë përgatisim brumin e sheqerit. (Shiko këtu recetën dhe përgatitjen).
  • Ndajmë brumin në pjesë dhe e ngyrosim me ngjyrues. Ne kemi përdorur ngjyrën rozë për fustanin e kukullës Barbie. Me anë të formave të ndryshme bëjmë lule të vogla, flutura, zemra ose forma të tjera sipas fantazisë tuaj. Kukullës i heqim këmbët dhe i mbështjellim trupin me plasmas kuzhine.
  • Pasi kemi përgatitur brumin e sheqerit dhe format, nxjerrim tortën nga frigoriferi dhe e mbulojmë me brumin e sheqerit. Me një thikë me majë bëjmë një vrimë të vogël mbi tortë, në pjesën ku premë rrethin e pandispanjës. Vendosim me kujdes kukullën duke e shtyrë me kujdes në mënyrë që të qëndrojë mirë. Fillojmë ta zbukurojmë anash që të mos duket pjesa e prerë. Zbukurojmë dhe trupin dhe gjithë pjesën e poshtëm të fustanit sipas fantazisë tonë.

Notes

torta-per-femije-embelsira-receta-gatimi-e
torta-per-femije-embelsira-receta-gatimi-f
torta-per-femije-embelsira-receta-gatimi-d
Pasi e kemi zbukuruar gjithë kukullën, torta është gati për tu servirur.

Ju bëftë mirë!

torta-per-femije-embelsira-receta-gatimi-c

torta-per-femije-embelsira-receta-gatimi-i

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.