Life Style
Leave a comment

Si t’i bindim fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm?

Të gjithë ne përpiqemi t’u japim fëmijëve tanë më të mirën e mundshme dhe, shpesh na pyesin se si prindërit mund t’i bindin fëmijët e tyre të hanë ushqim sa më të shëndetshëm.

“Dardha bie nën dardhë”

Nëse jepni një shembull të mirë me ato që ju konsumoni vetë, shanset janë që fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

1. Mos i detyroni

Mos bëni ndryshime të mëdha në stilin e ushqyerjes që po tregoni – thjesht tregoni ushqime të reja pa ndonjë koment të veçantë dhe tregoni sa kënaqeni duke i ngrënë ato.

Lexoni këto këshilla për ushqimin e fëmije 6 muajsh

2. Sigurohuni që ushqimi i shëndetshëm të jetë në shtëpi

Mbushni enën me fruta, zbrazni dollapin me produkte të pashëndetshme dhe vendosni produktet e shëndetshme në një formë të bukur duke kombinuar edhe ngjyrat që të shfaqni kureshtje te fëmijët.

Ushqimi fëmijëve te porsalindur

3. Mesoret nuk kanë pse të jenë të pashëndetshme

Nëse ju konsumoni një ëmbëlsirë çdo ditë me një filxhan çaji, mendoni si alternativë për zëvendësim biskota të kripura, bukë e thatë dhe djathë.

Torte për fëmije

4. Qëndroni pozitiv dhe këmbëngulës

Përqendrohuni në shijimin e ushqimeve më të shëndetshme dhe mos kujtoni zgjedhje jo të shëndetshme që keni bërë më parë. Gjëja kryesore për të kujtuar kur je përpara një ndryshimi është të përpiqesh dhe të vazhdosh – mund të zgjasë deri në 10 herë para se të kesh sukses. Sa më shpesh fëmijët të mund të provojnë ushqime të shëndetshme, ka më shumë mundësi që ata t’i hanë ato por edhe të negociojnë dhe komprometojnë pak, sepse kjo është gjithashtu pjesë ndryshimit për një ushqyerje të shëndetshme.

5. Vlerësoni çdo hap të vogël

Futja e çdo ndryshimi në dietën e familjes mund të sjellë disa diskutime, por provojini ato avash-avash. Për shembull, zëvendësoni peshkun e marinuar me fileto peshku, zëvendësoni patatet e skuqura me fasule. Më mirë akoma zëvendësoni patatet e skuqura me pure patatesh. Cilado zgjedhje e shëndetshme është një hap në drejtimin e duhur.

Ushqimet gjate shtatzënie

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments