Keshilla Gatimi
2 komente

Këshilla për ushqimin e fëmijëve të porsalindur

lactasion-femije-te-vegjel-qumesht-gjiri-receta-baby-born

Shumë nga lexueset e faqes tonë na kanë kërkuar receta për fëmijë të vegjël.
Po e filloj këtë artikull duke thënë që unë nuk jam mjeke pediatre, por nga eksperienca si nënë dhe me këshillat e pediatrit të familjes u mundova të shkruaj këtë artikull që ti vij sadopak në ndihmë nënave të reja.

Dua të them që ushqimi i fëmijës me gji është shumë i rëndësishëm sepse qumështi i gjirit përmban shumë vitamina, hekur, proteina, substanca bioaktive që ndihmojnë foshnjën të mos preket nga infeksionet e shumta apo alergjitë. Lista e të mirave të qumështit të gjirit është e gjatë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization) dhe INICEF këshillojnë që fëmija të ushqehet me qumësht gjiri të paktën për 6 muajt e parë të jetës.
Mamijet duhet të inkurajojnë dhe të ndihmojnë nënën që ti ofrojë gjirin foshnjës që në orën e parë të lindjes. Qumështi i nënës është i pazëvendësueshëm dhe nuk krahasohet me asnjë qumësht të blerë.

lactasion-femije-te-vegjel-qumesht-gjiri-receta-baby-born-eat

Ushqyerja e fëmijës me gji, përveçse për të mirat që i sjell atij, ka edhe shumë avantazhe për nënën. E ndihmon atë që të humb kilet e tepërta të marra gjatë shtatzënisë, ndihmon mitrën që të marrë më shpejt përmasat e mëparshme e shumë të tjera. Nga ana psikologjike, ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri krijon një lidhje afektive më të thellë.

Hipotizohet që ushqyerja e fëmijës me gji ndihmon edhe për të parandaluar rrezikun e vdekjes në djep, një event i tmerrshëm që akoma nuk dihen shkaqet, i njohur me emrin SIDS (Sudden Infant Death Sindrome). Një rregull tjetër për të mbrojtur foshnjën është ajo që duhet ta vëmë të flejë vetëm me barkun sipër, asnjëherë përmbys dhe përpara se ta vëmë të flejë nëse ka pirë gji duhet të bëjë gromësimën.

Futja e një ushqimi tjetër nga qumështi bëhet gradualisht. Periudha fillon nga 4 ( 17 javësh) deri në 6 muajsh (26 muajsh), është pediatri ai që vendos se kur do të filloj ushqimi në bazë të fëmijës.

2 Comments

  1. Pingback: Këshilla për ushqimin e fëmijëve nga 6 muajsh | ArtiGatimit.com

  2. shpresa says

    Ju pergezoj per artikullin qe keni shkruar,por ushqimet shtese kur femija eshte vetem me gji fillon ne muajin e 6 kur femijes i jepet shtese ne muajin e 1-2 atehere fillohet shtesa dhe lengu i karrotes dhe molles ne muajin e 3 .urime per iniciativen tende per te shkruar,
    FALEMINDERIT.

Shkruani komentin tuaj - Komente