5 Receta Gatimi të zgjedhura nga Kuzhina Shqiptare

Kemi përmbledhur 5 receta gatimi të zgjedhura nga kuzhina shqiptare. Gjithmonë jemi munduar të mbajmë një balance midis receta gatimi të kuzhinës shqiptare dhe ato të vendeve të huaj.

1 – Tave balte

Tave balte - Tirane

Tave balte apo dhe siç njihet ndryshe, tave dheu ku emrin e kësaj recete e vendos ena në të cilën piqet. Një recete gatimi ku edhe shumë restorante e kanë pjatë kryesore. Përgatitja mund të duket e komplikuar në pamje të parë, por ju garantoj se rezultati është fantastik. Një shije unike sidomos kur përbërësit janë të freskët dhe cilësor.

2 – Pastice me djathë

Pastico me djathe

Pastiçe me djathë është një nga ato receta gatimi që është e pamundur të rezistosh pa shkëputur një pjese pa u ftohur. Thjeshtësia e kuzhinës shqiptare, e bëjnë këtë pjate shumë të pëlqyer nga amvisat.

3 – Tave kosi

Tave Elbasani Kosi

Një tjetër recetë në tave, karakteristike për gatimet shqiptare. Mishi i qengjit është karakteristika e kësaj tave. Për vlera të ulëta kolesteroli mund të zëvendësohet me mish keci.

4 – Shendetlie

Shendetlie

Një ëmbëlsirë karakteristike dhe e veçantë në shijë. Po flasim për shendetlie, kjo ëmblësirë disi komplekse por shija unike dhe sherbeti i aromatizuar, e bëjnë të jetë ëmbëlsira e preferuar e shqiptareve për festa.

5 – Petulla te shpejta

Petulla te Shpejta

Sigurisht nuk mund të mungojnë petullat shqiptare. Janë këto pufka që kanë shoqëruar fëmijërinë tonë. Gatimi i thjeshtë, shija e përkryer bëjnë petullat të shoqërohen me produkte të ëmbël ashtu dhe me të kripur si proshutë, djathë e perime.

Kjo nuk është e gjitha ajo që kemi përgatitur për ju. Duke përdorur kutizën kërko (search) ju mund të shfletoni të gjitha recetat e publikuara nga Arti Gatimit.

Si gjithmonë e mbyllim me frazën: Ju bëftë mirë! Nëse ju ka pëlqyer ky publikim, shpërndajeni atë në rrjetet sociale.

Cila është gatimi juaj i preferuar nga kuzhina shqiptare?

109 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

10 Këshilla për biskota perfekte

Ekziston një metodë për të bërë pjekje perfekte të biskotave. Sapo të merrni bazat e duhura do të arrini të gatuani si kurrë më parë dhe do ndiheni si pastiçer të vërtetë, prandaj lexoni këtë artikull dhe filloni gatuani biskota shumë të shijshme.