Zakonisht fillohet me frutë, mollë a dardhë, e bërë në pure ose e omogjeneizuar sepse, falë shijes saj së ëmbël, mund të jetë më e lehtë që të pranohet nga fëmija.
Këshilla për ushqimin e fëmijëve nga 6 muajsh
Përbërësit
Brodo për fëmijë
- 1 l ujë
- 1 karrotë bio
- 1 kungull bio
- 1 patate bio
Përgatitja
- Në 1 l ujë hedhim të gjitha perimet dhe i ziejmë për një orë në zjarr të ngadaltë. Duhet të ngelet rreth 200 ml brodo pas zierjes.
- Duhet të kemi kujdes që s'duhet ti hedhim kripë asnjëherë ushqimit të fëmijës në vitin e parë të jetës.
- çdo javë në brodo i shtohet gradualisht nga një perime e re, selino, spinaq, qepë, në mënyrë që fëmija të mësohet me shije të reja dhe të shohim nëse është alergjik nga ndonjë ushqim i ri.
Përgatitja e supës së parë
- Në një tenxhere me avull ziejmë për pak minuta një patate të vogël, një karotë të vogël dhe një kungull të vogël. Pasi janë zierë, i grijmë.
- Në 200 ml brodo të kulluar të nxehtë shtojmë 1+1/2 lugë miell orizi ( ose miell misri a cereali). I trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë edhe 50/60 gr perimet të grira ( ato të gatuara në avull), një lugë kafeje me vaj ulliri dhe 1+1/2 lugë kafeje me djathë parmixhan të grirë, ( djathi duhet të jetë i maturuar 24 muajsh). I përziejmë mirë dhe ushqejmë fëmijën me lugë. E rëndësishme është që edhe fëmijës ti japim një lugë në dorë në mënyrë që të mësohet me të.
Mishi
- Pas 3 javësh që kemi filluar ushqimin shtojmë edhe mishin, ( filetë viçi të gatuar në avull). E grijmë dhe e bashkojmë me supën e përgatitur si më sipër.
- Pas 5 javësh nga fillimi i ushqimit shtojmë gluten si p.sh. bollguri dhe perime siç janë gjethet e panxharit, ose 20/30 gr bishtaja fasule të freskëta.
- Në muajin e 8 i fusim mishin e pulës të pjekur në furrë me patate, peshkun, mëlçinë e pulës dhe të lepurit, makarona të vogla me domate të freskët.
- Në darkë mund ta ndryshojmë ushqimin duke i dhënë edhe proshutë të përpunuar pa dhjamë, djathë të freskët siç janë gjiza pa kripë apo mocarela e freskët.
Veza
- Kur fëmija bëhet 10 muajsh i fillojmë ti japim vetëm të verdhën e vezës. E fillojmë me një lugë kafeje çdo tre ditë, në mënyrë që të shohim nëse fëmija është alergjik apo jo, e më pas vazhdojmë me 2 lugë të vogla çdo 3 ditë.
- Kur supës i fusim vezët duhet ti heqim mishin.
- Në këtë periudhë i fusim edhe bishtajoret e thata siç janë fasulet, thjerrëzat, qiqrat.
- Duhet të kemi kujdes sepse disa fruta e perime këshillohen të jepen pasi fëmija ka mbushur një vjeç, siç janë luleshtrydhja, kivi, fruta të thata, domatja, patëllxhani, lulelakër,lakra, frutat e detit. Pasi shumica e tyre mund ti japi fëmijës alergji ose kruajtje lëkure.
Menyja
- Kur prindi ushqen fëmijën duhet të jetë sa më i qetë dhe s'duhet të insistojë nëse një lloj ushqimi nuk i pëlqen, propozojini të njëjtën ushqim pas një jave. E rëndësishme është që fëmija të hajë kur e gjithë familja është ulur në tavolinë për të ngrënë.
- Menyja e fëmijës (ashtu si edhe për të rriturit ) duhet të ketë varietet, 2-3 herë në javë mish, të paktën 2 herë peshk, 2 herë vezë, 2 herë djathëra e proshutë.
- Duhet ta mësojmë fëmijën të hajë sa më shëndetshëm.
- Siç e kam thënë edhe në artikullin e mëparshëm "Këshilla për ushqimin e fëmijëve të porsalindur", unë kam dhënë disa këshilla të vlefshme për nënat e reja, por është pediatri i familjes ai që vendos për gjithçka rreth fëmijës tuaj.
- Shpresoj që t'ju kemi ardhur në ndihmë sadopak. Herë pas here do të publikojmë receta për fëmijë të vegjël.
Notes
Më pas kalohet në supat e ndryshme. Si fillim jepet vetëm dreka në orën 12 e pas një muaji fillohet edhe me darkën.
Fillimisht duhet të përgatisim brodon.
Fillimisht duhet të përgatisim brodon.