Bakllava me rrush të thatë dhe arra

Bakllavaja është një ëmbëlsirë tradicionale e përdorur gjerësisht në vendin tonë. Kjo metodë që ne do tju tregojmë për bakllava me fruta është shumë e thjeshtë në përgatitje dhe ka një shije fantastike nga kombinimi i veçantë i përbërësve.

Bakllava me rrush të thatë dhe arra. Ndiqni këto hapa për të përgatitur këtë recetë fantastike. Kjo ëmbëlsirë është një recetë e veçantë dhe speciale sidomos për festa.

Bakllava me fruta

Prep Time30 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 2 pako peta për bakllava
  • 400 gr arra
  • 300 gr rrush të thatë
  • 2 kokrra mollë jeshile
  • 2 pako biskota
  • 800 gr gjalpë
  • 1 lugë gjellë kanellë pluhur

Për sherbetin

  • 1.5 kg sheqer
  • 1 l ujë
  • 1 lugë gjellë lëng limoni
  • fara karafili sipas dëshirës

Përgatitja

  • Përgatitja e bakllava me rush të thatë dhe arra mund të përgatitet fare thjeshte dhe me petë të gatshme, përndryshe përgatisni paraprakisht petët e bakllavasë si në recetën bakllava shqiptare.
  • Fillimisht vendosim në grirëse elektrike arrat, sigurohemi që të mos grihen në formën e pluhurit por të jenë copëza të vogla. Më pas vazhdojmë me grirjen e mollëve, biskotave dhe rrushit të thatë.
  • Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë duke i hedhur një lugë kanellë pluhur. Është e rëndësishme që të përzihen mirë të gjithë përbërësit duke krijuar një masë homogjene.
  • Për të filluar me mbushjen fillimisht shkrijmë gjalpin që do na duhet për të lyer petët, petët duhen nga tre, në mënyrë që të mbajnë masën sa më të plotë.
  • Marrim petën e parë, i hedhim pak gjalpë dhe e lyejmë më pas i vendosim petën e dytë dhe të tretë duke përsëritur të njëjtin veprim. Pasi petët janë ngjitur me njëra tjetrën hidhen 8 lugë nga masa e përgatitur dhe mblidhet në formë role.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë deri në përfundimin e petëve. Këshillohet që tepsia të jetë katrore në mënyrë që format të dalin sa me të plota dhe estetike. Pasi kemi përfunduar vendosjen e petëve i presim në pjesë të vogla dhe i hedhim sipër të gjithë masën e gjalpit që mbetet.
  • Furra duhet të ndizet paraprakisht në 180° dhe bakllavaja me rush të thatë piqet për 1 orë. Pasi masa është ftohur I hedhim sherbetin dhe e lemë gjithë natën në mënyrë që të përthithi sa më mirë sherbetin.

Sipas dëshirës bakllavasë me fruta mund ti hidhni sipër çokollatë të zezë të shkrirë ose pak fistik pluhur.

Shërbejmë bakllava me fruta ditën tjetër dhe ju beftë mirë!

Ju ftojmë të lexoni recetat e tjera për bakllava që kemi publikuar dhe të abonoheni në njoftimet e faqes.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im.