Cilat frutat duhet të konsumojmë në dimër?

Dietologët dhe mjekët e shëndetit pothuajse çdo ditë, kërkojnë që të kuptohet rëndësia e rritjes së konsumit të frutave dhe perime. Mesazhi është mjaft i qartë: hani më shumë prodhime të freskëta dhe më pak ushqime të përpunuara.

Lista me frutat që duhet te konsumojmë në dimër

Shumë nga këto ushqime të përpunuara përmbajnë nivele të larta sheqeri, një përbërës që bëhet vartës për organizmin, që mund të çojë në mbipesha, diabeti dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Lexoni liste me frutat që duhet të konsumoni në periudhën e dimrit.

Lexo pse duhet te konsumojmë bananet

Klementina

Një klementinë duket shumë si një portokall i vogël. Kjo sepse në një farë mënyre është. Në të vërtetë është një përzierje midis një mandarine dhe një portokalli të ëmbël. Kështu që nëse keni nevojë për një dozë të madhe të vitaminës C gjatë muajve të dimrit, atëherë kjo mund të jetë një zgjedhje e mirë për ju.

Qitro

Qitro është një frutë tjetër që prodhohet në klimat më të ngrohta gjatë muajve të dimrit. Ky frutë është i shkëlqyeshëm duke u konsumuar si një lëng ose duke u ngrënë. Mund ti shtoni dhe pak mjaltë dhe në pjesën e brendshme të frutit.

Lexo cilat janë vlerat e avokados!

Kiwi

Kiwi është një frutë i shijshëm por qesharak. Arsyeja pse them se është qesharake është se e ka lëkurën e jashtme të çuditshme që duhet të qërohet për të marrë një nga shijet më të mirat të frutave.

Role e ëmbël me kivi

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Është e freskët sepse është e bërë me kivi dhe e shijshme njëkohësisht.
Lexo recetën e plotë

Lëng Smoothie me Kiwi

Në momentet që ndiheni të lodhur, ky smothie me kiwi është zgjidhja e duhur. Lëngu i përgatitur me kiwi është një ngarkesë plot energji. I thjeshtë për tu përgatitur, rikthen energjitë e ju shuan etjen.
Lexo recetën e plotë

Mandarina

Mandarinat janë të preferuarat besoj për të gjithë në. Janë portokall të ëmbël që janë shumë të butë në krahasim me varietetet e tjera portokalli.

Gliko Mandarine – Receta Origjinale

Gliko mandarine me një shije intensive dhe një aromë të pa rezistueshme. Periudha ideale për të përgatitur këto ëmbëlsira fantastike të cilat mund të përdoren në shumë mënyra të ndryshme. Lexoni dhe shpërndani recetën për gliko mandarine me miqtë tuaja.
Lexo recetën e plotë

Papaja

Papajat janë fruta interesante të dimrit që janë shijuar për shumë, shumë vite. Më parë konsiderohej si një frutë mjaft ekzotik, por tani mund të gjendet në supermarkete praktikisht gjatë gjithë vitit.

Hurmat

A e dini se hurmat në të vërtetë kanë dy emra? Ata quhen hurmë dhe frutë Sharon. Pra, nëse dëgjoni ndonjë nga ata emra, tani do të dini se ata janë të njëjtë.

Shegë

Shegët janë një nga super ushqimet. Kjo sepse i jep trupit tuaj shumë lëndë ushqyese të ndryshme që e mbrojnë atë nga shumë gjëra të ndryshme.
Për shembull, ky frutë ka vitamina dhe minerale që ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, kancerit, dhe mbron trurin tuaj nga humbja e kujtesës.

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imun deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.
Lexo recetën e plotë
leng portokalli

Mollë

Mollët mbushin masivisht tregjet gjatë muajve të dimrit. Kjo është për shkak se përshtaten shumë klimave të ndryshme.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale. Për të përgatitur lëngun e mollës mund të përdoren varietete të ndryshme të mollës si për shembull Fuji, Gala, Golden etj.
Lexo recetën e plotë

Ëmbëlsirë me mollë – Recete e shpejte me video

Ëmbëlsirë me mollë është një tortë e butë dhe e shijshme që mund të përgatitet shumë shpejt. E përkryer për në mëngjes apo pasditeve të pranverës. Ndiqni udhëzimet hap pas hapi si të gatuajmë një ëmbëlsirë me mollë, aromatike dhe të butë.
Lexo recetën e plotë

Ftoi

Ftoi është një frutë i lashtë, por edhe frutë i vështirë. Zakonisht është mjaft i vështirë për tu gjetur, por nëse e gjeni jeni me fat, pasi ka shumë vlera ushqyese.

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë. Reçelin e ftoit e shoqërojmë me djathëra të freskët ose e shijojmë me një copë bukë të thekur.
Lexo recetën e plotë

Dardha

Ky frutë i harruar mund të mos ketë të njëjtat nivele mahnitëse të vitaminës ose mineraleve si disa nga frutat e tjera në këtë listë, por ato janë akoma një zgjedhje e mirë. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ata që hanë rregullisht dardha kanë më pak mundësi të kenë kile të tepërta. Nëse doni të bini nga pesha, filloni me disa kokrra dardha.

Komposto Dardhe

Komposto dardhe e përgatitur në shtëpi dhe pa konservant na mundëson të shijomë ketë frutë ndryshe dhe gjatë gjithë vitit. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por për një rezultat të kënaqshëm ju rekomandojmë të përdorni dardha të forta të llojit Kaiser ose Conference.
Lexo recetën e plotë

Rizoto me gorgonzola dhe dardha

Në këtë recetë po ju paraqesim një mënyrë të veçantë për ata që pëlqejnë shijet e forta. Rizoto i gatuar me dardha dhe djathë italian gorgonzola është një pjatë e shijshme dhe e veçantë.
Lexo recetën e plotë

Lista me 15 ushqimet qe duhet te hani kur jeni me grip!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Përfitimet e konsumimit të qumështit me mjaltë

Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike