Life Style
Leave a comment

Si e përmirëson shëndetin pirja e ujit të ngrohtë? Pjesa e dytë

Konsumimi i ujit të nxehtë e bën trupin të ndihet i lehtë dhe aktiv. Ai forcon qëndrueshmërinë e trupit e cila nga ana tjetër, ju bën të përshtatshëm fizikisht për ushtrimet në palestër.

Toksinat janë fajtore për lëkurën dhe flokët e dobët; ato gjithashtu shkaktojnë lodhje që i bën njerëzit letargjikë. Kështu, kur pini ujë të nxehtë rregullisht, ai largon të gjitha toksinat nga sistemi juaj dhe ndihmon trupin tuaj të funksionojë mirë.

Ushqimet ideale për palestër

Ndihmon me humbjen e peshës

Pirja e rregullt e ujit të nxehtë ju ndihmon të humbisni peshë.

Kur uji i nxehtë hyn në trupin tuaj, ai djeg kaloritë duke rritur shkallën metabolike. Pirja e ujit të nxehtë para një vakti eliminon urinë dhe ju bën të hani më pak. Pirja e ujit të nxehtë të përzier me lëngun e limonit me stomakun bosh ndihmon në tretjen e yndyrave në trup, duke sjellë edhe humbjen e peshës.

10 arsyet pse nuk po humbi peshe

Siguron lehtësimin e dhimbjes

Ashtu siç ju jep lehtësim nga dhimbjet prej një dëmtim shtypja me një komprese të ngrohtë ose zhytja e këmbëve në ujë të ngrohte, pirja e ujit të nxehtë mund të lehtësojë dhimbjet reumatike dhe artritike. Meqenëse dhimbjet ndodhin zakonisht për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut në trup, pirja e ujit të nxehtë mund të ndihmojë në tejkalimin e problemit duke hequr toksinat nga gjaku, gjë që përmirëson rrjedhën e gjakut.

Siguron lehtësimin e hundës

Pirja e ujit të nxehtë ndihmon në pastrimin e hundës dhe fytit.
Ndërsa pini ujë të nxehtë, ju merrni avull e cila pastron bllokimin për kalimin e ajrit në hundë. Për më tepër, uji i ngrohtë që pini siguron ngrohtësi në mukozën dhe shëron një dhimbje fyti.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Pirja e ujit të nxehtë përmirëson lëkurën e kokës, e cila nga ana tjetër, përmirëson shëndetin e flokëve.

Skalpi i kokës bëhet i hidratuar kur pini rregullisht ujë të nxehtë, dhe si rezultat, nuk ka formim të lëkurës së vdekur në lëkurën e kokës. Ai gjithashtu bën flokët tuaj të shndritshëm pasi uji i nxehtë stimulon qelizat në rrënjët e flokëve.

Lexo cilat janë ushqimet ideale për flokë te shëndetshëm

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments