Life Style
Leave a comment

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni pas aktivitetit fizik?

Ajo që ju zgjidhni për të ngrënë pas stërvitjes apo pas çdo aktiviteti fizik është shumë e rëndësishme. Këtu do të gjeni disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni pasi keni vrapuar për orë të tëra.

1-Vezët

Konsumoni vezë pasi ato përmbajnë shumë proteina. Duke ngrënë vezë mund të plotësoni kërkesat e trupit për proteina dhe të ndërtoni muskuj. Vezët furnizojnë trupin tuaj me lëndë ushqyese si fosfor, hekur, yndyra të shëndetshme dhe më shumë, duke lënë muskujt tuaj të sintetizohen dhe të përdorin proteinën në mënyrë sa më të efektshme.

Lexo me shume arsyet pse nuk po bini nga pesha

2-Djathë rikota (gjizë pa kripë)

Pak djathë rikota është i mjaftueshme për të filluar përgjigjen anabolike në trupin tuaj pas një periudhe të gjatë rezistence gjatë stërvitjes. Djathi i rikotës është burim i vitaminave dhe mineraleve thelbësore, dhe siguron proteina në trupin tuaj!

3-Salmon i tymosur

Omega-3 në salmonin e tymosur apo edhe në lloje të tjera të peshkut depërton në muskujt tuaj dhe shkakton sintezën e proteinave. Gjithashtu, këto acide yndyrore janë të njohura sepse zvogëlojnë reagimin e inflamacionit në trup, duke hequr kështu dhimbjen e muskujve dhe duke ndihmuar për një rikuperim në një kohë më të shpejtë. Është një nga ushqimet më të mira për palestër kur kombinohet në sallata të ndryshme.

Filetë salmoni me verë të bardhë

Salmoni është një peshk me shumë veti ushqyese dhe duhet konsumuar shpesh. Ne kemi sjellë një recetë shumë të shpejtë, shumë elementare dhe të shijshme.
Lexo recetën e plotë

4-Patate të ëmbla

Nëse jeni lodhur dhe nuk jeni në nivelin e duhur të energjisë pas stërvitjes, është koha të pasuroni me karbohidrate dietën tuaj pas palestrës. Patatet e ëmbla janë një mundësi e shkëlqyer pasi trupi e përdor atë si një burim karburanti në vend që t’i ruajë si yndyra.

5-Quinoa

Quinoa është një super ushqim, një kokërr me bazë bimore, pa gluten për ata që janë në dietë. Ajo përmban të gjitha aminoacidet e rëndësishme të kërkuara nga trupi juaj, e bën atë një burim të plotë të proteinave, duke e krahasuar edhe me proteinat e dietave me bazë mishi. Nëse dëshironi të hani si vegjetarian pas një stërvitje, hani quinoa.

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.
Lexo recetën e plotë

Quinoa me Perime

Quinoa me perime mund të shërbehet si një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Quinoa është një ushqim që mund të përdoret si alternative nga personat celiac.
Lexo recetën e plotë

6-Gjizë qumështi

Gjiza e qumështit është një burim i mirë i proteinave. Është një lëndë ushqyese shumë e nevojshme për ruajtjen e masës së muskujve pas stërvitjes. Mund ta konsumoni atë zakonisht në mëngjes.

Receta Gjizë e bërë në shtëpi

Receta gjizë e bërë në shtëpi me qumësht. Për të përgatitur gjizë në shtëpi duhet të përdorim përbërës të freskët dhe me masat e dhëna përftojmë rreth 700 gr gjizë të freskët qumështi.
Lexo recetën e plotë

7-Çokollata

Çokollatat janë të pasura me sheqer. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, mendoni për një banane ose ne kemi një ide akoma më të mirë, përzieni një lugë çaji pluhur kakao të papërpunuar, dy lugë vaj kokos, pak akull dhe kanellë dhe konsumoheni atë.

A e dini se çokollata ndihmon për te rene nga pesha

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments