5 Arsyet pse duhet të konsumoni çokollatë nëse doni të bini nga pesha

A jeni në dietë për humbjen e peshës? Nëse po, atëherë shumica e miqve dhe dashamirësve tuaj duhet t’ju kenë thënë që të qëndroni larg ëmbëlsirave, veçanërisht çokollatave. Nuk ka dyshim që çokollatat kanë kalori, por ajo që ju duhet të dini është se ato mund t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës. Kjo sigurisht do t’ju japë lumturi kur ta lexoni. Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, lexoni këtë artikull sepse është e vërtetë që çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë.

Si ndihmon çokollata e zezë në humbjen e peshës?

Ngrënia e çokollatës të zezë ka shumë përfitime shëndetësore. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ajo mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrat e mëposhtme:

Sa kalori duhet te marrim ne dite!

1-Ndihmon në frenimin e dëshirave

Konsumimi i tepërt i ushqimit është një nga arsyet pse vazhdojmë të shtojmë peshë. Pavarësisht nëse jemi të lumtur, të trishtuar, të uritur apo jo, ngushëllimi nuk duhet gjetur te ushqimi. Herën tjetër kur dëshironi të konsumoni diçka, mendoni për çokollatën e zezë pasi është një zgjedhje më e shëndetshme. Çokollata e zezë përmban më shumë se 70% kakao. Nuhatja dhe ngrënia e çokollatës të zezë mund të zvogëlojë nivelin e grelinit në trupin tuaj (një hormon që stimulon oreksin dhe dërgon sinjale në trurin tuaj kur jeni të uritur.) Grelini mund të shtypë dëshirat tuaja dhe ju ndihmon të humbni peshë. Konsumimi i çokollatës të zezë në mënyrë të rregullt mund të rrisë nivelet tuaja të ngopjes dhe t’ju ndihmojë të kontrolloni dëshirat tuaja.

2-Ndihmon në përmirësimin e metabolizmit

Një metabolizëm i ngadaltë mund të ndikojë në humbjen e peshës. Por konsumimi i çokollatës të zezë mund ta ndihmojë metabolizmin gjithashtu. Çokollata e zezë mund të shpejtojë metabolizmin tuaj pasi është e pasur me MUFA-s ose acide yndyrore të pangopura të cilat ndihmojnë në djegien e kalorive me një ritëm më të shpejtë. Dhe rezultati përfundimtar do të jetë ajo që ju dëshironi, që ju të humbni peshë.

3-Ndihmon në parandalimin e niveleve të larta të insulinës

Mënyra se si trupi juaj thith sheqerin gjithashtu ka një ndikim në peshën tuaj. Nëse sheqeri nga ushqimi që hani tretet shpejt, ai do të transportohet në qelizat yndyrore. Sidoqoftë, konsumimi i çokollatës të zezë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të parandaluar që nivelet e insulinës të rriten papritur. Ngrënia e çokollatave të zeza sigurojnë që sheqeri të përthithet ngadalë në rrjedhën e gjakut pa rritur nivelin e sheqerit në gjak.

4-Bën njeriun të ndihet i lumtur

Lumturia është gjendje shpirtërore por mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë dhe ngrënia e çokollatës të zezë mund të përmirësojë nivelet e lumturisë tuaj. Kur jeni në gjendje të lumtur, nivelet e presionit tuaj të gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak do të jenë nën kontroll, gjë që mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe t’ju ndihmojë të humbisni peshë. Dhe kur do të jeni të lumtur, do të jeni më pak të prirur për të ngrënë shumë ushqim ose për të bërë zgjedhje jo të shëndetshme të ushqimit.

5-Ndikon tek aktiviteti fizik

Çokollata e zezë është e ngarkuar me veti anti-inflamatore dhe gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të magnezit, të dyja ndihmojnë trupin të ndiejë më pak dhimbje. Nëse nuk keni dhimbje ose stres do të jeni në gjendje të ushtroheni më mirë. Çokollata e zezë mund ta bëjë atë kilometrin ekstra të ecjes apo vrapin e pasdites të bëhet më i lehtë dhe t’ju ndihmojë të humbisni më shumë peshë.

Vitaminat qe ju ndihmojnë te bini nga pesha

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

8 Ushqimet që kurojnë lëkurën e thatë

Ushqimi jo vetëm që na siguron energji, por gjithashtu mbron nga sëmundjet e ndryshme duke na dhënë kushte më të mira shëndetësore. Kur ka një mungesë ushqimi në trup, ju mund të vuani nga probleme të ndryshme, një nga çështjet më të zakonshme është lëkura e thatë.