Sa kalori duhet të marrim në ditë?

Sa herë që mendojmë për kaloritë, fiksohemi duke menduar sa shumë do të na shëndoshë ai ushqim. Në terma dietikë, kaloritë janë sasia e energjisë që siguron një ushqim.
Nëse vazhdimisht marrim më shumë energji sesa na duhet, do të shtojmë peshë. Nëse marrim shumë pak kalori dhe përqindje të ultë yndyre do të biem nga pesha.

Lloji dhe sasia e ushqimit që hamë përcaktojnë sa kalori konsumojmë. Për shumë njerëz që janë në një dietë për humbje peshe, numri i kalorive në një ushqim është një faktor vendimtar për të zgjedhur nëse duhet ta konsumojë apo jo.

Mënyra se si ushqehemi gjithashtu mund të bëjë ndryshim, pasi trupi përdor energji ndryshe gjatë gjithë ditës. Përdorimi i energjisë së trupit tonë varet nga sa aktiv jemi, me sa efikasitet trupi ynë përdor energjinë në varësi edhe të moshës tonë.

Sallatë lakre super e shëndetshme

Lakra e bardhë është me vlera të larta ushqimore. Kjo recetë e thjeshtë sallatë lakre duke i shtuar asortimente të tjerë bëhet akoma më e mirë. Po japim recetën e përgatitjes së sallatës sipas një mënyre të thjeshtë e shpejtë.
Lexo recetën e plotë

Supë me hithra – Receta të shëndetshme

Supe hithra është një ilaç për trupin. Shumë njerëz nuk e dinë se sa e rëndësishme është bima e hithrës për shëndetin .Ajo ndihmon në pastrimin e gjakut dhe përtëritjen e qelizave të gjakut.
Lexo recetën e plotë

Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Sigurisht fute tek kategoria me receta te shendetshme. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera. Këshillohet që të konsumohet shpesh. Ne e kemi sjellë në këtë recetë të zier por fare mirë mund ta konsumoni krudo si sallatë.
Lexo recetën e plotë

Lulelakër në furrë

Lulelakër në furrë është një përgatitje e shëndetshme që në periudhën ë vjeshtës apo dimrit kthehet gjithashtu në një pjatë shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Kaloritë që duhet të marrim në ditë

Sipas Udhëzimeve Dietike 2015-2020, femrat mendohet se kanë nevojë për rreth 1.600-2,400 kalori në ditë, dhe meshkujt nga 2,000 në 3,000. Sidoqoftë, kjo varet nga mosha, pesha, gjatësia, mënyra e jetesës, shëndeti i përgjithshëm dhe niveli i aktivitetit.

Lexo ushqimet që ju ndihmojnë të bini nga pesha!

Fakte të rëndësishme për marrjen e kalorive dhe përdorimin e tyre

  • Marrja e kalorive varet nga faktorë të tillë si mosha, pesha, gjatësia, gjinia, mënyra e jetesës dhe shëndeti i përgjithshëm.
  • Marrjet e kalorive ditore, sipas rekomandimeve në SH.B.A. janë rreth 2.500 për meshkujt dhe 2,000 për femrat.
  • Ushqimi në sasi të mëdha në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e peshës dhe mirëqenien e trupit.
  • Truri përdor rreth 20 përqind të energjisë që gjendet në trupin e njeriut.
  • Faktorët që ndikojnë në marrjen ideale të kalorive përfshijnë moshën, densitetin e kockave dhe raportin muskuj-yndyrë.
  • Një vakt me 500 kalori i përbërë nga fruta dhe perime ka më shumë përfitime shëndetësore dhe do ju bëjë të ndjeheni të ngopur për më gjatë, sesa një ushqim i shpejt me 500-kalori.

Ju këshillojmë edhe këto lexime

Lista me ushqimet më të mira për funksionimin e trurit
Cila janë ushqimet me te mira per femra.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Ushqimi i fëmijëve të moshës 8-12 muajsh

Ju mund ta kuptoni që foshnja juaj është gati të përparojë në fazën tjetër 2 të ushqimit në rast se vëzhgoni shenja si refleksi i futjes së gjuhës, për shkak të së cilës një fëmijë mund të marrë pa probleme ushqimin në gojën e tij dhe ta gëlltisë atë në mënyrë efikase.