Arsyet pse duhet të konsumoni banane

A keni menduar ndonjëherë se cilat janë përfitimet e ngrënies së bananes? Përveç se janë të pasura me vitaminë B6, bananet janë burim më i mirë i vitaminës C, fibrave dietike dhe manganit. Bananet janë pa yndyrë, pa kolesterol dhe praktikisht pa natrium. Në këtë artikull do të lexoni disa përfitime shëndetësore të mahnitshme të bananeve.

Përfitimet shëndetësore të bananeve

Bananet janë një nga burimet më të mira të frutave me vitaminë B6

Vitamina B6 e marrë nga bananet thithet lehtë nga trupi juaj dhe një banane e mesme mund të sigurojë rreth një të katërtën e nevojave tuaja ditore për vitaminë B6.

Vitamina B6 ndihmon trupin tuaj duke bërë të mundur:

  • prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut,
  • metabolizmin e karbohidratet dhe yndyrave, duke i shndërruar ato në energji,
  • metabolizmin e aminoacidve,
  • heqjen e kimi kateve të padëshiruara nga mëlçia dhe veshkat,
  • mirëmbajtën e sistemit nervor të shëndetshëm.

Vitamina B6 është e sugjeruar edhe për gratë shtatzëna pasi ndihmon në plotësimin e nevojave të fëmijës së tyre për zhvillim.

Receta gatimi me banane

Petulla Pancakes me Banane

Pancakes mund ti përgatisim në disa mënyra të ndryshme. Si në versionin origjinal të petullave amerikane, këto pancakes me banane kanë të njëjtën përbërje por më shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e kakao është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç’të bëni me to kjo është një recetë ideale.
Lexo recetën e plotë

Banane e Karamelizuar – Flambé

Banane e karamelizuar apo flambé siç mund të njihet ndryshe, është një recetë gatimi e veçante dhe e thjeshte për tu përgatitur. E veçanta e kësaj recete është se mund të përdorim edhe bananet më të vjetra.
Lexo recetën e plotë

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë per petulla është shumë e thjeshtë. Dua të them që në familjen time këto lloj petulla gatuhen shpesh.
Lexo recetën e plotë

Bananet janë burim i vitaminës C, një banane e mesme do të sigurojë rreth 10% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C

Vitamina C ndihmon në:

  • mbrojtjen e trupin tuaj kundër dëmtimit të qelizave dhe indeve,
  • thithjen e hekurit më mire nga trupi,
  • trupi juaj prodhon kolagjen – proteina e cila mban lëkurën,
  • kockat dhe trupin tuaj bashkë,
  • përmirëson shëndetin e trurit duke prodhuar serotonin,
  • një hormon që ndikon në ciklin tonë të gjumit, humorin, dhimbjet dhe pasojat e stresit.

Mangani në banane është i mirë për lëkurën tuaj

Një banane e mesme siguron afërsisht 13% të nevojave tuaja ditore për mangan. Mangani ndihmon trupin tuaj të bëjë kolagjen dhe mbron lëkurën tuaj dhe qelizat e tjera nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç’të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.
Lexo recetën e plotë

Kaliumi në banane është i mirë për shëndetin e zemrës tuaj dhe presionin e gjakut

Një banane e mesme do të sigurojë rreth 320-400 mg kalium, i cili plotëson rreth 10% të nevojave tuaja ditore për kalium. Kaliumi ndihmon trupin tuaj për një zemër të shëndetshme dhe presion gjaku normal. Përveç kësaj, bananet kanë pak natrium. Kombinimi i ulët i natriumit dhe kaliumit të lartë ndihmon për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut.

Arsyet pse duhet te hani Avokado!

Bananet mund të përmirësojnë tretjen dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve gastrointestinale.

Një banane e mesme do të sigurojë rreth 10-12% të nevojave tuaja ditore për fibra. Bordi i Promovimit të Shëndetit në Singapor rekomandon një konsum ditor të fibrave dietike prej 20g për gratë dhe 26g për burra.

Fibrat e tretshme dhe të patretshme luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Fibra e tretshme ndihmojnë trupin tuaj të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të eliminojë substancat yndyrore siç është kolesteroli. Fibrat e patretshme bëjnë të mundur lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

Një nga ëmbëlsirat më të kërkuar në faqen tonë në Facebook.com/ArtiGatimit. Me pak përbërës në pak kohë ju mund të përgatisni këtë ëmbëlsirë me biskota dhe banane.
Lexo recetën e plotë

Bananet ju japin energji – pa yndyrë dhe kolesterol

Bananet përmbajnë tre sheqerna natyralë – saharozë, fruktozë dhe glukozë – duke ju dhënë një burim energjie pa yndyrë dhe kolesterol. Si të tilla, bananet janë ideale, veçanërisht për fëmijët dhe sportistët duke u konsumuar për mëngjes, si një ushqim i lehtë në mesditë ose para dhe pas sportit.

Pse duhet te konsomoni brokoli!?

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 këshilla të vlefshme para se të bëni pazar

Të gjithë kemi jetë të ngarkuar dhe gjetja e kohës për të ngrënë shëndetshëm, si familje mund të jetë një sfidë më vete. Me një planifikim të thjeshtë kur bëni pazar, mund të ndihmoni veten me zgjedhjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe gjithashtu mund të kurseni shumë para.