8 frutat që mund të konsumoni nëse jeni me diabet

Nëse jeni duke kërkuar për frutat mund tju ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak brenda një niveli normal, mos kërkoni më larg se në sirtarin e frutave në frigorifer ose shportën e frutave në tryezën tuaj.
Lexoni këtë artikull për të parë kush janë frutat që mund të konsumoni në dietën tuaj diabetike.

1. Manaferrat

Manaferrat janë një superushqim për diabetin sepse ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe fibra. 3/4 e një filxhani me boronica të freskëta kanë 62 kalori dhe 16 gram (g) karbohidrate. Nëse mund t’i rezistoni për ti ngrënë direkt, provoni manaferrat me shtresa të tjera futash dhe me kos të thjeshtë pa yndyrë – përgatisni një ëmbëlsirë ose mëngjes të shkëlqyeshëm për diabetin.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.
Lexo recetën e plotë

2. Qershi

Një filxhan ka 78 kalori dhe 19 g karbohidrate, dhe ato janë veçanërisht të mira për të luftuar inflamacionin. Qershitë janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Këto fruta mund të blihen të freskëta, të konservuara, të ngrira ose të thata. Por duke qenë se shumë fruta të konservuara dhe të thata përmbajnë sheqer të shtuar, i cili mund të nxisë sheqerin në gjak, sigurohuni që të kontrolloni etiketat.

Ëmbëlsirë me qershi të freskëta – Cherry Tart

Periudha ideale për të shijuar një ëmbëlsirë më qershi të freskëta. Kjo ëmbëlsirë ngjan më një biskotë të mbushur me fruta. Baza kërce dhe butësia e kremit e krijojnë një kombinim perfekt.
Lexo recetën e plotë

3. Pjeshkë

Pjeshkët me aromë, me lëng janë një ushqim i mrekullueshëm që mund të përfshihet në dietën tuaj diabetike. Pjeshkët përmbajnë vitamina A dhe C, kalium, dhe fibra, dhe janë të shijshme më vete ose hidhen në çaj të ftohtë. Kur dëshironi një ushqim të lehtë të përshtatshme për diabetin, Përgatisni një smothie duke përzier një pjeshkë, pak pana, akull dhe kanellë ose xhenxhefil për një rritje metabolizmi.

Krostatë me pjeshkë

Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.
Lexo recetën e plotë

4. Kajsi

Kajsitë janë një frut shumë i shëndetshëm në periudhën verore dhe janë të sugjerueshëm për dietën tuaj diabetike. Një kajsi ka vetëm 17 kalori dhe 4 g karbohidrate. Katër kajsi të freskëta sigurojnë më shumë se 50% të kërkesës tuaj ditore për vitaminë A dhe një burim i mirë i fibrave. Provoni të përzieni disa kajsi të freskëta me drithëra të ndryshme ose përdorini në sallatë.

Lëng frutash – Kajsi

Ja receta për lëng frutash, pa konservant dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruti i kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.
Lexo recetën e plotë

5. Mollë

Një mollë në ditë me të vërtetë mund ta mbajë mjekun larg. Kudo që shkoni sigurohuni që merrni një mollë me vete edhe nëse jeni në lëvizje; një mollë e vogël është një zgjedhje e shkëlqyer me vetëm 77 kalori dhe 21 g karboidrate. Mollët janë gjithashtu të pasura me fibra dhe janë një burim i mirë i vitaminës C. Mos i qëroni mollët, sepse lëkurat janë pjesa më ushqyese, plot me antioksidantë.

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.
Lexo recetën e plotë

6. Portokall

Hani një portokall dhe keni marrë të gjitha vitaminat C që ju nevojiten brenda një dite. Një portokall ka 15 g karbohidrate dhe 62 kalori, përmbajnë folate dhe kalium, të cilat mund të ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut. Dhe ndërsa jeni duke shijuar këtë frut, mos harroni se agrumet e tjera, si qitro që janë gjithashtu zgjedhje të shkëlqyera.

Soufle Portokalli – Orange Souffles

Soufle portokalli shërbehet në një mënyrë krejt të veçantë dhe aroma është e mahniste. Ëmbëlsirë e mbështjelle nën lëkuren e portokallit, butësi dhe një prezantim fantastik.
Lexo recetën e plotë

7. Dardha

Dardhet janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe një burim i mirë i vitaminës K. Ndryshe nga shumica e frutave, ato në fakt përmirësohen në cilësi dhe aromë pasi janë këputur nga pema. Ruani dardhat tuaja në temperaturën e dhomës derisa të jenë pjekur dhe të jenë të përsosura për tu ngrënë (ato pastaj mund të ruhen në frigorifer). Këtu është një kombinim të shijshëm: dardha pritet në feta dhe hidhet në sallatën tuaj me spinaq.

Ëmbëlsirë me dardhë dhe karamel

Një recetë gatimi perfektë për një ëmbëlsirë me dardhë super të shijshme. Hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e ëmbëlsirës janë të thjeshta, por rezultati mahnitës.
Lexo recetën e plotë

8. Kiwi

Nëse nuk keni provuar asnjëherë një kiwi, mund të mos e dini që lëvozhga e saj e ngurtë kafe fsheh një frutë të gjelbër të ndritshëm, të mrekullueshëm. Kiwi është një burim i pasur i kaliumit, fibrave dhe vitaminës C. Një kiwi i madh ka rreth 56 kalori dhe 13 g karbohidrate, kështu që është e një zgjedhje e zgjuar në dietën tuaj diabetike. Kiwi janë në dispozicion gjatë gjithë vitit dhe zgjasin në frigorifer deri në tre javë.

Sweet kiwi roll

This is a dessert very easy and quick to make. It is very fresh because it is made with kiwi and tasteful at the same time.
Lexo recetën e plotë

Çfarë do i shtonit listës? Shkruani përgjigjën tuaj në komente!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Përfitimet e konsumimit të qumështit me mjaltë

Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.