7 arsyet pse duhet të hani karota

Pas patateve, karotat janë perimet më të përdorura. Nëse jeni si unë, me siguri blini patate dhe karota ( qepë dhe selino) çdo javë në treg. Unë marr shumë karota, kryesisht sepse bëj shumë supa. Po ju tregojmë 7 arsye pse duhet të konsumoni karota, me patjetër.

1 – Mbron Shikimin

Karotat janë një burim shumë i mirë i beta-karotenit që shndërrohet në Vitaminë A, retinat tona kanë shumë nevojë për Vitaminë A. Beta-karoteni gjithashtu ndihmon në mbrojtjen nga rënia makulare dhe kataraktet.
Njerëzit që hanë shumë karota kanë një ulje të konsiderueshme në zhvillimin e rënies makulare (disa raporte sugjerojnë me 40%). Karotat janë gjithashtu një burim i mirë i luteinës i cili ndihmon në shëndetin e mirë të syve.

Receta të ndryshme me Karota

Lëng karrote

E lehtë për t’u përgatitur, e freskët dhe mbi të gjitha mund ta përgatisim gjatë gjithë vitit. Lëng karrote mund të jetë një alternativë shumë më e dobishme për trupin tonë një ngarkese e vërtetë vitaminash.
Lexo recetën e plotë

Pije kundër plakjes me Karrota dhe Rrepa

Një pije me fruta dhe perime kundër plakjes, lëngu që na ndihmon të qëndrojmë të rinj. Janë të shumta vetit e rrepave dhe karrotave siç e kemi cituar edhe në recetën për lëng karrote apo tek lëng i kuq.
Lexo recetën e plotë

Kek me karrota

Kek me karrota është një ëmbëlsire shumë delikate, e thjeshte për tu përgatitur dhe ideale për të filluar një ditë plot energji.
Lexo recetën e plotë
https://www.instagram.com/p/BAmzLfonM-w/

2 – Ndihmon në Parandalimin e Kancerit

Sipas Institutit Amerikan për Kërkime të Kancerit, beta-karoteni antioksidues që gjendet në karota mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave tona nga stresi oksidues, i cili mund të pengojë rritjen e qelizave të kancerit.

3 – Mbështetje kardiovaskulare

Studimet tregojnë se dietat e pasura me karotenoide shoqërohen me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Karotat janë të pasura me fibra të tretshme (kryesisht nga pektina), dhe konsumimi i karotave (rreth një filxhan në ditë) është treguar se ul nivelin e kolesterolit.

4 – Detox / Pastrim

Vitamina A ndihmon mëlçinë në largimin e toksinave nga trupi. Ndihmon për të hequr yndyrën në mëlçi. Fibra e tretshme që gjendet në karota ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë dhe nxitin lëvizjen e papastërtive.

5 – Ndihmon në mirëqënien e trurit

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit njerëzit që hanë më shumë se gjashtë karota në javë kanë më pak mundësi të pësojnë goditje, në krahasim me ata që hanë vetëm një karotë në muaj ose më pak. Konsumimi i shumë perimeve (karrota) bën të mundur mbrojtjen e trurin tonë nga rënia e procesit njohës.

Karota në avull me vaj aromatizues

Perimet nuk duhet të mungojnë në tavolinë dhe mbi të gjitha karotat. Mënyrat që mund të përgatiten janë të shumta. Karota në avull është një recetë e thjeshtë dhe me shume vlera.
Lexo recetën e plotë

Lexo Ushqimet që të bini nga pesha

Karrota sallatë

Karrota sallatë është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoze. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive.
Lexo recetën e plotë

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Ëmbëlsira Muffin me Karrota është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.
Lexo recetën e plotë

Njerëzit e moshës së mesme, që hëngrën sasi më të ulët të perimeve treguan rënien e procesit njohës tre herë më shpejt se ata që hanin më shumë karota. Beta-carotene që gjendet në karrota mbron sistemin nervor qendror gjatë plakjes.

6- Rrit Imunitetin

Vitamina A që gjendet tek karotat është e rëndësishme për forcimin e sistemit tonë imunitar. Ai stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luajnë një rol të madh në mbrojtjen e trupit tonë nga sëmundjet. Vitamina A ndihmon gjithashtu në lëshimin e qelizave imune në zorrë.

7-Përfitimet anti-inflamatore

Inflamacioni besohet se është një faktor ndikues, për të mos thënë shkaku kryesor I sëmundjeve të zemrës, kancerit, artritit dhe Alzheimerit. Vitamina A e marrë në karota ofron veti anti-inflamatore. Vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme anti-inflamatore në karota.

Artikuj të tjerë interesant mbi shëndetin

Cilat janë ushqimet më të shëndetshme për sytë?
A duhet të konsumoni ujë me limon?

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike