Rizoto me gorgonzola dhe dardha

Në këtë recetë po ju paraqesim një mënyrë të veçantë për ata që pëlqejnë shijet e forta. Rizoto i gatuar me dardha dhe djathë italian gorgonzola është një pjatë e shijshme dhe e veçantë.

Rizoto me gorgonzola dhe dardha

Përbërësit

  • 250 gr oriz
  • 450 ml lëng perimesh ose ujë
  • 2 dardha
  • 80 gr gorgonzola
  • 60 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e bardhë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 2-3 arra
  • pak kripë

Përgatitja

  • Fillojmë duke prerë qepën imët dhe e hedhim në një tenxhere ta skuqim me gjysmën e gjalpit dhe vajin e ullirit. Pasi qepa është zbutur hedhim dhe orizin dhe e kaverdisim bashkë me qepën për 1 minutë duke e trazuar vazhdimisht.
  • E shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të ketë avulluar, shtojmë brodon ose ujin dhe kur të filloj vlimi duhet ta ulim zjarrin.
  • Ndërkohë që orizi zien, fillojmë të përgatisim dardhat. Pasi ti kemi larë, një dardhë e qërojmë, e presim në katër copa dhe e grijmë në mikser dhe e lemë mënjanë. Dardhën tjetër e presim në thela dhe me pas në copa të vogla në formë kubi. Shtojmë dhe pak kripë.
  • Marrim djathin gorgonzola dhe e presim në copa të vogla dhe e lëmë për ta hedhur në fund të procesit.
  • Ndërkohë që orizi është në gjysmën e vlimit, hedhim sipër dardhat që premë ne kube të vegjël dhe e lëmë akoma na zjarr. Kur ujë të filloi të shterojë shtojmë dardhën që grimë në mikser dhe e trazojmë. E lëmë dhe 2-3 minuta në zjarr me kapak.
  • E fikim zjarrin dhe më pas hedhim gjalpin e ngelur së bashku me djathin gorgonzola. E trazojmë mirë orizin derisa gorgonzola të përhapet dhe gjalpi te shkrijë.
  • Hedhim orizin në pjatë për ta shërbyer dhe sipër i shtojmë 2-3 thelpinj arra. Servirim rizoton të ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

rizoto-risotto-receta-gatimi-arti-food-rice-recipe-Oryza-sativa-b

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Supë me Domate dhe Oriz

Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.