Këshilla të thjeshta që e gjithë familja të konsumojë më pak kripë

2 Shares
2
0
0

Kripa përdoret në kuzhine për të konservuar ushqimet por edhe për të nxjrrë shijet në pah. Konsumimi i tejkaluar i kripës na predispozon vazhdimisht për shfaqjen e sëmundjeve kardio-cerebrovaskulare, sëmundjet e veshkave, osteoporozën dhe disa tumore. Këto janë disa këshilla të thjeshta që e gjithë familja të konsumojë më pak kripë.

Në shtëpi

  • Në vend që të shtoni kripë gjatë gatimit, provoni të shtoni erëza – piper të zi, barishte të freskëta, hudhër ose lëng limoni.
  • Mbajeni kuzhinën pa kripë!
  • Përdorni në sasi shumë të vogël salcat e gatshme që janë të gjitha me shumë kripë. Në vend të salcave të gatshme mund të provoni ti bëni vetë duke i hedhur më pak kripë.
  • Përdorni më shumë produkte të mishit dhe peshkut që janë të freskëta jo ato që janë të përpunuara ose të marinuara.
  • Ulni sasitë e porcionit tuaj – kjo do t’ju ndihmojë të mbani një peshë normale dhe të konsumoni më pak kripë.
  • Synoni t’i bëni ritual ushqimet e gatuara në shtëpi.
  • Ka disa receta të shëndetshme për të pasur një zemër të shëndetshme në: Irish Heart Foundation, British Heart Foundation, si dhe në listën tonë të recetave me pak kripë në website Arti Gatimit.

Këshilla per ushqyerje të shëndetshme.

Kur bëni pazar

  • Hiqeni zakonin që të keni ushqime me shumë kripë në shtëpi – mos i vendosni as në shportën tuaj të blerjes!
  • Kur blini ushqime të paketuara, krahasojini me njëra-tjetrën dhe merrni produktet që kanë më pak kripë.
  • Nëse përdorni ushqime të gatshme, shikoni opsionet me kripë të reduktuar
  • Blini më shumë mish të freskët (si mish derri, ose gjoks pule pa lëkurë) dhe më pak mish të përpunuar (si proshuta, salcice).

Këshilla kur bëni pazar.

Ngrënia jashtë

  • Provoni të filloni vaktin me bazë frutash, perimesh ose sallate.
  • Porosisni ushqime që janë plot shije natyrale ose erëza (si turli.)
  • Gjithmonë provoni ushqimin tuaj përpara se të shtoni ndonjë erëzë tjetër.
  • Provoni të shtoni piper të zi të freskët për aromë në vend të kripës.
  • Zgjidhni shumë rrallë mish të kripur si proshutë.
  • Kërkoni salcë për tu servirur në enë – në këtë mënyrë ju mund të kontrolloni sa përdorni .
  • Zgjidhni salcë domate, pikante ose me bazë frutash – këto lloj salcash kanë soje, krem ose gjalpë dhe sigurisht më pak kripë.

Këshilla si të reduktoni përdorimin e tepërt të kripës

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Cilat frutat duhet të konsumojmë në dimër?

Dietologët dhe mjekët e shëndetit pothuajse çdo ditë, kërkojnë që të kuptohet rëndësia e rritjes së konsumit të frutave dhe perime. Mesazhi është mjaft i qartë: hani më shumë prodhime të freskëta dhe më pak ushqime të përpunuara.

8 Ushqime për të ulur kolesterolin

Ushqime të ndryshme ulin kolesterolin në mënyra të ndryshme. Disa shpërndajnë fibra të tretshme, e cila lidh kolesterolin dhe pararendësit e tij në sistemin e tretjes dhe i tërheq ato jashtë trupit përpara se të futen në qarkullim.

15 Ushqime për foshnjat me diarre (0 muaj – 1 vjeç)

Diarreja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël i shqetëson shumë prindërit pasi mund ta bëjë fëmijën të ndjehet i lodhur dhe i irrituar. Fëmijët nuk preferojnë të hanë gjatë diarresë, por është e rëndësishme t’i ushqeni ata për të parandaluar dehidratimin.

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike