Muffin me copëza çokollate

Muffin me copëza çokollate janë perfekt për mëngjes ose një pasdite të lehtë, me një shije delikate të pasur me çokollatë të shijshme.

Muffin me copëza çokollate

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 10 copë
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 120 gr sheqer
  • 100 gr copa çokollate
  • 1 kokërr vezë
  • 80 ml kos
  • 80 ml qumësht
  • 60 ml vaj misri
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 30-40 gr copa çokollate për sipër
  • pak kripë

Përgatitja

  • Bashkojmë në enë të ndryshme përbërësit e thatë dhe përbërësit e njomë.
  • Në një enë qelqi hedhim të gjithë përbërësit e thatë si miell,sheqer, fryrës pak kripë dhe i përziejmë. Në një enë tjetër hedhim vezët, kos, qumësht, vaj dhe i trazojmë për pak çaste.
  • Përbërësit e njomë i hedhim te përbërësit e thatë dhe i trazojmë sa të bashkohen masat. Muffin me copëza çokollate duhet të jetë homogjene. Në fund shtojmë një pjesë të copëza çokollate dhe i përziejmë.
  • Brumin e hedhim në enët për muffin të cilat i lyejmë pak me gjalpë. Enët i mbushim dhe sipër i hedhim përsëri copëza çokollate.
  • Ëmbëlsirat muffin me copëza çokollate sipër i vëmë për tu pjekur në furrë të nxehur në 180°c për 20-25 minuta.
  • Pas pjekjes i lemë edhe 10 minuta në sobë të fikur, që ëmbëlsirat të kullojnë. Muffin me copëza çokollate janë gati.

Receta për muffin me kungull, muffin me karota ose muffin për San Valentin.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
3 comments
  1. 5 stars
    Shume e mire duket .
    Mezi po pres ta provoj ! ?
    Beni vertet receta te shkrlqyera
    A mund të na tregoni si behen biskotat me cokollate dhe pice e vecante?

  2. 5 stars
    Shume e mire duket .
    Mezi po pres ta provoj
    A mund të na tregoni si behen biskotat me cokollate dhe pice e vecante?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.