5 këshilla të vlefshme për vakte të shpejta që të evitoni fast food

Planifikimi i vakteve dhe organizimi i ushqimeve mund të kursejë shumë kohë gjatë ditës. Këto këshilla të vlefshme do ju ndihmojnë të hani sa më shëndetshëm dhe të gatuani vakte të shpejta.

1. Duhet të mbajmë në shtëpi të gjitha llojet e frutave dhe perimeve

Të gjitha llojet e frutave dhe perimeve llogariten si të nevojshme për ditën tonë: të freskëta, të ngrira, të konservuara dhe të thata. Në ditët kur kuptojmë se nuk kemi kohë mjaftueshëm për të gatuar mund të përdorim fruta ose perime të thata ose të ngrira.

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.
Lexo recetën e plotë

2. Duhet të gatuajmë në sasi të mëdha

Sa herë që jemi duke gatuar ndonjë nga ato pjatat e mëdha si turli, gatime në furrë apo tava të ndryshme, pse të mos e dyfishojmë recetën? Ushqimet fare mirë mund ti ruajmë në grirje dhe ti nxjerrim një natë përpara në ditët që kemi të ngarkuara me punë.

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, e pasur dhe e shumë e shijshme.
Lexo recetën e plotë

3. Depozitë me ushqime të thata

Stoku i ushqimeve të thata janë një shpëtim kur ju duhet një gatim i shpejtë. Si për shembull makarona, orizi, frutat dhe perimet e konservuara si domate të thata, peshk të konservuar me vaj (për shembull: sardele apo ton), domate të thata, salca domate apo salcë speci. Gjithashtu të njëjtën gjë mund të themi edhe për erëzat piper, barishte dhe erëza të tjera.

Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.
Lexo recetën e plotë

4. Planifikim ushqimor

Duhet krijuar një plan për vaktet dhe listën e blerjeve për javën, kështu që do të na nevojitet vetëm një xhiro e shpejtë në super market pa humbur shumë kohë nëpër rafte.

Këshilla para se te beni pazarin

5. Duhet të përgatisim perimet paraprakisht

Vendosja dhe ruajtja e perimeve në frigorifer deri në përdorim në një moment të dytë do të na kursejë kohë.

A i dini cilat janë perimet që duhet të konsumoni në dimër?

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Domate të thata nën vaj

Duke qenë se jemi në një periudhë kur piqet domatja, do te shikojmë tekniken si ti ruajmë ato të thata nën vaj. Këto domate mund të hapen në dimër për tu shijuar me një pjatë të ngrohte apo sipër bukës të thekur me pak sallam.