Keshilla Gatimi
Leave a comment

Cilat perime duhet të konsumoni në dimër? Receta gatimi për të ngrënë shëndetshëm

Lexoni me kujdes këshillat tona për të ngrënë shëndetshëm ushqimet e sezonit këtë dimër. Ato do t’ju ndihmojnë të mbani shëndetin tuaj në rrugën e duhur gjatë muajve të ftohtë. Po ju tregojmë një gamë ushqimesh bimore me cilësi dhe vlera ushqyese shumë të larta. Duke ngrënë produktet e sezonit dimëror, ju siguroni të merrni cilësinë më të mirë të frutave dhe perimeve të preferuara të dimrit.

Karota, kunguj, presh, rrepa, patate e ëmbël

Karotat, kungulli, preshi, rrepat dhe patatja e ëmbël janë të gjitha produkte të përsosura për supa. Ato mund të jenë produkt kryesor në recetë ose mund të përdoren si pjesë e një larmie të shijshme perimesh të përziera.

Cilat fruta duhet të konsumoni në dimër?

Brokoli, panxhar , spinaq

Brokoli i zierë me bajame të njoma është një pjatë e thjeshtë por e shijshme, ndërsa panxhari dhe spinaqi janë të shijshme kur zihen lehtë me pak hudhër aromatike.

Supë krem me brokoli
Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.
Lexo recetën e plotë

Receta Gatimi me Perime

Oriz me perime
Oriz me perime ka variante të ndryshme për tu përgatitur. Po japim një recetë të thjeshtë por veçantia në këtë rast është tek orizi cilësor Olim.
Lexo recetën e plotë
Bollgur me perime
Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.
Lexo recetën e plotë
Peshk në furrë me perime
Për recetën peshk në furrë me perime, kemi zgjedhur peshk merluc. Një peshk i shijshëm dhe me shumë vlera ushqimore. Sipas një studimi të kryer, peshku merluc ka veti të shëroje plagët kronike.
Lexo recetën e plotë
Krepa me perime
Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze dhe krepa me Nutella.
Lexo recetën e plotë

Lakër e bardhë, lakër jeshile, lakër e kuqe

Lakrat më në fund po marrin meritat që ju takojnë duke u vendosur në qendër të vëmendjes nga kuzhinierët. Lakra jeshile që vjen në formë të minimizuar ka të njëjta përfitime shëndetësore si lakra e madhe. Ashtu si lakrat e tjera edhe lakra jeshile ( lakra e Brukselit) ka të njëjta nivele të larta të antioksiduesve që luftojnë kancerin dhe mbrojnë ADN-në nga dëmtimet oksiduese.

Lulelakër në furrë
Lulelakër në furrë është një përgatitje e shëndetshme që në periudhën ë vjeshtës apo dimrit kthehet gjithashtu në një pjatë shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë
Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme
Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Sigurisht fute tek kategoria me receta te shendetshme. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera. Këshillohet që të konsumohet shpesh. Ne e kemi sjellë në këtë recetë të zier por fare mirë mund ta konsumoni krudo si sallatë.
Lexo recetën e plotë

Qepë

Qepa është ideale për ti dhënë shijë suprave, sallatat e grurit, makaronat, mishin. Qepët në kuzhinë janë të cilësuara si produkti më kyç i vitit.

Lexoni vetit kryesore të qepës.

Mish me qepe në furrë
Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.
Lexo recetën e plotë
Qepë në furrë
Qepë në furrë janë ideale për të shoqëruar pjata mishi ose peshku. Të gatuara në këtë mënyrë, qepët janë shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Panxhar

Panxharët janë të ëmbël, tokësor dhe të kuq, panxharët janë perime unike. Panxhari përmban antioksidues të quajtur betalains, të cilat ndihmojnë në luftimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Për shumë arsye, ne jemi me fat që kemi një larmi frutash dhe perimesh gjatë gjithë vitit, por duhet theksuar se ka shumë përfitime shëndetësore ngrënia e produkteve të sezonit. Duke ditur se çfarë kërkoni, ju mund të merrni prodhimin e cilësisë më të mirë të produkteve. Dhe, duke ditur të zgjidhni produkte sezonale, ju mund të shmangni ecjet e gjata në ushqimore. Bëni zgjedhjen e të gjitha produkteve të reja të shijshme, të sezonit dimëror që të mund të merrni të gjitha vlerat ushqyese.

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments