10 Këshilla për biskota perfekte

Ekziston një metodë për të bërë pjekje perfekte të biskotave. Sapo të merrni bazat e duhura do të arrini të gatuani si kurrë më parë dhe do ndiheni si pastiçer të vërtetë, prandaj lexoni këtë artikull dhe filloni gatuani biskota shumë të shijshme.

1. Përgatisni të gjithë përbërësit

Para se të filloni përzierjen e përbërësve tuaj, është e rëndësishme që t’i vendosni ato në tryezë sipas masave të caktuara duke ju përmbajtur recetës në mënyrë sa më të saktë.

2. Përdorni përbërës të freskët

Gjithmonë sigurohuni që përbërësit që përdorni për recetën të jenë të freskëta dhe të pastra. Shikoni datën e skadencës së çdo produkti.

3. Lëreni gjalpin të zbutet vetë

Ëmbëlsirat kërkojnë që ju të përdorni gjalpin në temperaturë ambienti. Sigurisht, ju mund të përdorni mikrovalë për shkrirje ndryshon pamjen dhe shijen e biskotave.

4. Bëni kujdes me vezët

Vezët e ftohta nuk reagojnë shumë mirë ndaj gjalpit dhe sheqerit prandaj sigurohuni që t’i hiqni vezët nga frigoriferi të paktën 40 minuta para përdorimit të tyre.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.
Lexo recetën e plotë

5. Përdorni termometër furre

Këshillohet të përdoret një termometër furre për të kontrolluar nxehtësinë duke e vendosur brenda. Ai zbulon temperaturën aktuale, e cila mund të rregullohet më vonë sipas dëshirës.

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.
Lexo recetën e plotë

6. Përdorni enë matëse

Është e rëndësishme që t’i matni përbërësit tuaj me kujdes duke përdorur gota dhe lugë matëse. Por kujdes mos vendosni mjetet matëse brenda peshës që ju duhet pasi mund të përfundoni duke shtuar sasi në recetën tuaj. Lexoni si të llogarisni masat e produkteve pa peshore.

7. Mos zëvendësoni përbërësit

Përdorni vetëm përbërës origjinal, me cilësi të lartë dhe shumë specifike për rezultate të shkëlqyera. Mielli, sheqeri dhe gjalpi, janë përbërës kryesorë dhe nuk duhet të zëvendësohen me asgjë tjetër.

Biskota me shije limoni

Biskota me shije limoni përgatite në një kohë shumë të shkurtër dhe mbajnë një aromë fantastike. Ideale për të shoqëruar kafen ose çajin e pasdites.
Lexo recetën e plotë

8. Bëjini biskotat në forma uniforme

Mundohuni të mbani formën sa më uniforme. Mënyra më e mirë për ta siguruar këtë është duke përdorur të njëjtën lugë për të matur brumin. Nëse ato ndryshojnë piqen ndryshe.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.
Lexo recetën e plotë

9. Vendosni vetëm një tepsi në furrë

Shmangni vendosjen e më shumë se një tepsie në furrë në të njëjtën kohë sepse çon në shpërndarjen e pabarabartë të nxehtësisë, gjë që do ta bëjë të vështirë pjekjen e tyre.

10. Mos hapni derën e furrës

Duke hapur derën do ndryshojë temperatura brenda furrës dhe biskotat do jenë të papjekura. Përdorni dritën e furrës për të parë pjekjen e tyre.

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Domate të thata nën vaj

Duke qenë se jemi në një periudhë kur piqet domatja, do te shikojmë tekniken si ti ruajmë ato të thata nën vaj. Këto domate mund të hapen në dimër për tu shijuar me një pjatë të ngrohte apo sipër bukës të thekur me pak sallam.