Qepë në furrë

Qepë në furrë janë ideale për të shoqëruar pjata mishi ose peshku. Të gatuara në këtë mënyrë, qepët janë shumë të shijshme.

Qepë në furrë

Përbërësit

  • Për 4-5 persona

  • 6-7 qepë të kuqe e të bardha
  • 2 feta buke
  • pak majdanoz
  • pak borzilok
  • 1 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim qepët, i qërojmë e i pastrojmë. Më pas i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë e kripë. Mund ti ziejmë edhe në tenxhere me avull. I lemë të ziejnë përreth 9-10 minuta. Më pas marrim qepët dhe i presim përgjysëm me thikë. I vendosim gjysmat e qepëve mbi një tavë ku kemi vendosur letër furre.
  • Në një grirës elektrik hedhim bukën e majdanozin dhe i grijmë. Masën e përgatitur e hedhim në një enë ku shtojmë djathin e grirë, borzilok e pak piper. I trazojmë mirë.
  • Marrim nga një lugë nga masa e përgatitur dhe ua hedhim qepëve sipër. Përfundojmë përgatitjen me pak vaj ulliri mbi qepët. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-40 minuta.
  • Nxjerrim tavën dhe i shërbejmë qepët të ngrohta.

Notes

Përgatitja

receta-gatimi-antipaste-food-recipe-love-pasion

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-antipaste-food-instagram

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.