Pancakes me patate

Patatja është një ndër perimet më të konsumuara dhe me shumë shije. Konsumimi i patates, përveç se shijon së tepërmi, ka edhe mjaftë vlera ushqyese, çka ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Ato janë të pasura plotë me vitamina dhe minerale.

Amidoni është lënda bazë përbërëse e patates. Sasia dhe cilësia e amidonit përcakton jo vetëm rëndësinë e patates si produkt ushqimor, por edhe veçoritë teknologjike si lëndë e parë për përpunimin industrial.

Si burim i proteinave të një cilësie të lartë, patatet zënë një vend të rëndësishëm midis produkteve të tjera ushqimore me origjinë bimore.

Patatja është një burim vitaminash si vitamina C, B1, B2, B5 etj. Mirëpo gjatë përdorimit të patates duhet të kemi shumë kujdes nga SOLANINA. Kjo është një substacë me veti helmuese, e cila në mbi dozë mund të jetë fatale nëse nuk bëjme kujdes.

Rritja e përmbajtjes së SOLANINëS vihet re tek patatet me ngjyre të gjelbër (të ndenjura në dritën e diellit), si dhe në patatet që rrinë shumë në ujë dhe ekspozohen në dritë. Gjatë vjeljes patatet nuk duhet të lihen në diell.

Patatet gjejnë përdorim të gjerë në tryezat tona. Gjeni shumë receta gatimi me patate ne faqen tonë, sot po shikojmë një version të pancakes me patate skuqur në tigan. Gjithashtu gjeni edhe recetën për qofte me patate në furrë përgatitur dhe me video recete në kanalin tonë Youtube ArtiGatimit.

Pancakes me patate

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer, Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 500 kg patate
  • 3 kokrra vezë
  • 300 gr djathë i grirë
  • 100 gr galetë
  • 2 thelpinj hudhër
  • rigon ose majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • vaj për skuqje

Përgatitja

  • Lajmë patatet dhe i vendosim në një enë me ujë derisa te mbulohen. Patatet i ziejmë pa qëruar që të bëhet një pure e fortë. I kontrollojmë me pirua nëse kanë zierë patatet. Pasi i shikojmë që patatet kanë zierë mirë, i heqim lëkurën sa janë të ngrohta dhe i shtypim me pirua ose me shtypëse patatesh.
  • Në enën që shtypëm patatet hedhim pak vaj ulliri, kripë dhe djathë të grirë, piper apo erëza të ndryshme, vezë, hudhër dhe galetë.
  • Masa punohet mirë me dorë ose me makineri. Ndahet në pjesë të vogla në formë të rrumbullakët të cilat i shtypim, rregullohet forma dhe skuqen me vaj të bollshëm.
  • Pancakes me patate shërbehen të nxehta si pjatë e veçantë duke i shoqëruar me salca ose jo sipas dëshirës.

Receta të tjera për ju qofte me lulelakër, pancakes me banane.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.