Pite e mbushur me proshutë dhe djathë

Pite e mbushur me proshutë dhe djathë është kombinim me një shije fantastike. Por nëse preferencat tuaja për këtë recetë për pite të mbushur mund të jenë nga më të ndryshmet. Ju këshillojë që nëse dëshironi ta mbushni me perime, i prisni të vogla dhe më parë 5 minuta në tigan. Çfarëdo mbushje të zgjidhni, vazhdoni të na ndiqni dhe abonohuni në kanalin tonë në YouTube.

Pite e mbushur me proshutë dhe djathë

Prep Time30 minutes
Cook Time25 minutes
Resting1 hour 30 minutes
Total Time2 hours 25 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 400 gr miell
  • 100 gr niseshte
  • 60 ml vaj
  • 200 ml ujë
  • 100 ml kos
  • 1 lugë e vogël maja
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • 10 gr kripë

Për mbushjen

  • 150 gr proshutë
  • 150 gr djathë

Përgatitja

  • Mos harroni të ndiqni dhe videon e përgatitur për këtë pite e mbushur me proshutë dhe djathë.
  • Në një gotë hedhim majanë sheqerin pak ujë të vakët dhe e trazojmë sa të tretet majaja.
  • Bashkojmë miellin me niseshtenë dhe i hedhim në një enë qelqi. Në të shtojmë majanë e tretur, ujin, kosin, vajin, kripën dhe i trazojmë sa të bashkohen masat.
  • Brumin e vendosim në tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 10 minuta. Më pas brumin e vendosim përsëri në enën e qelqit i bëjmë një kryq në mes e mbulojmë.
  • Brumin e lemë në një vend të ngrohtë sa brumi të dyfishohet. Pasi brumi është gati e vendosim përsëri në tavolinën e punës dhe e ndajmë në dy pjesë.
  • E hapim një pjesë të brumit me okllahi sa fundi i tavës. Shtresën e parë të brumit e vendosim në tavën e lyer me pak vaj.
  • Mbi shtresën e parë vendosim një shtresë proshutë, djathin e prerë në copa të vogla,sipër përsëri një shtresë proshutë. Mbi mbushjen vendosim shtresën tjetër të brumit dhe i bashkojmë mirë anët të mbulohet mbushja.
  • Tavën e lemë në furrë të fikur për gati 1 orë. Më pas piten e lyejmë me pak vaj ulliri sipër dhe e pjekim në furrë të nxehur në 200°C për rreth 25 minuta.
  • Pite e mbushur me proshutë e lemë edhe 10 minuta në sobë të fikur.
  • Pjata pite e mbushur me proshutë është gati. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Receta për pite me petë, pite në tigan ose petulla të fshira.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Avokado me karkaleca

Një antipastë perfekte për festa është sallata e avokado me karkaleca. Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë, e freskët dhe delikate. Nuk kërkon shumë mundim në përgatitje por rezultati përfundimtar është me të vërtetë fantastik.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.