Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një antipastë ideale për ditët e verës.

Proshutë dhe pjepër

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Italian
Keyword: antipaste
Sasia: 2 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 100 gr proshutë
  • 300 gr pjepër

Përgatitja

  • Për të përgatitur proshutë dhe pjepër duhet të synoni tek produkte të freskët dhe cilësor. Duke qënë se kjo pjatë ka vetëm këto dy produkte cilësia është parësorë.
  • Presim pjeprin në feta duke i hequr farat. Mund ta shërbejmë në disa mënyra, por ajo më e zakonshmja është të vendoset në pjatë gjithë feta e pjeprit.
  • Proshutën duhet ta kemi prerë hollë dhe duhet të jetë e freskët. Mos përdorni proshutë që është e prerë në pako e gatshme.
  • Vendosim proshutën përbri pjeprit dhe pjata është gati. Sipas dëshirës mund të vendosni edhe mozzarella.

Mund t’ju pëlqejnë recetat për antipastë në formë lule, antipastë me bukë të thekur ose antipastë italiane.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Avokado me karkaleca

Një antipastë perfekte për festa është sallata e avokado me karkaleca. Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë, e freskët dhe delikate. Nuk kërkon shumë mundim në përgatitje por rezultati përfundimtar është me të vërtetë fantastik.

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.