Quiche me domate dhe djathë – Tartë franceze

Tartë franceze shumë e shijshme, quiche me domate dhe djathë. Mund ta përgatisni për kokteje apo mbrëmje mes miqsh.

Quiche me domate dhe djathë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: French
Keyword: byrek
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

Përbërësit për petën

  • 250 gr miell
  • 125 gr gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • 5 gr kripë

Përbërësit për mbushjen

  • 10 kokrra domate të vogla
  • 150 gr kaçkavall
  • 250 ml pana e freskët
  • 50 gr shparg
  • 3 kokrra vezë
  • Kripë
  • Piper
  • Borzilok

Përgatitja

Përgatitja petës

  • Për quiche me domate, miellin, gjalpin e prerë kubik, vezën, kripën i kalojmë në mikser për pak minuta. Më pas i hedhim në tavolinën e punës, e punojmë sa të bëhet një brumë i lidhur.
  • Brumin e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë në frigorifer për gati 30 minuta.

Përgatitja quiche lorraine

  • Në hapin e dytë, hapim brumin me pec dhe e vendosim në tavë duke e ngjeshur mirë në anët e tavës. Petën e shpojmë me pirua në disa vende. E futim në furrë të nxehur në 150° C për 10 minuta.
  • Në një enë qelqi hedhim vezët, i rrahim për 1 minutë, shtojmë panën, kripë, piper, borzilok dhe i përziejmë pak.
  • Pasi e kemi hequr tavën nga soba dhe është ftohur i hedhim sipër djathin duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e petës. Shtojmë kremin mbi djathë dhe sipër radhitim domatet e prera gjysmë. Shtoni dhe disa shparg nëse preferoni.
  • Tavën me quiche me domate e pjekim në furrë të nxehur në 180° C për 30-35 minuta. Quince me domate dhe djathë është gati.

Lexoni recetën për quiche lorraine.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.