Quiche Lorraine – Recete gatimi franceze

Quiche lorraine është gatim klasik i kuzhinës franceze. Gatim i thjeshtë, ekonomik dhe i shijshëm. Quiche lorraine përbehët nga brumi, kremi qumështit me vezët, dhe perimet. Quinche mund të shërbehet edhe si pjatë e ftohtë për një aperitiv me miqtë.

Quiche Lorraine - Recete gatimi franceze

Përbërësit

  • Për brumin

  • 250 gr miell
  • 125 gr gjalpë Te jete i bute ne temp ambienti
  • 1 e verdhe veze
  • 50 ml ujë
  • pak kripe
  • Për kremin e qumështit

  • 300 ml qumësht ose 150 ml pana e 150 ml qumësht
  • 3 veze
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak arrë moskat
  • Perimet: mund te jene nga me te ndryshmet

  • një qepe e kuqe
  • pak majdanoz
  • një karrot
  • një kungull
  • një spec i prere në formë rrethore
  • 50-60 gr kërpudha
  • 100 gr domate qershi
  • 30 gr ullinj te zinj
  • pak djathë i grire kaçkavall
  • Salmon fumé i tymosur( Fakultativ)

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim brumin për Quiche lorraine.
  • Ne një enë hedhim miellin, kripen, gjalpin. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin te behet si rëra. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
  • E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes. Shtojmë dhe të verdhen e vezës. Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit te përzihen mirë. Brumi duhet të jetë homogjen.
  • Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin me pec të trashe duke bere kujdes çarjet që mund te krijohen anash. E vendosim me gjithë letër mbi tave dhe e shpojmë lehte me piru.
  • Në mungesë te letrës se kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.
  • Brumi i tepërt qe del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë, ose thjesht duke kaluar pecin sipër tavës.
  • Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve. Pasi i kemi larë presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë. I vendosim në zjarr të ngadaltë.
  • Shtojmë dhe kërpudhat se bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës). Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me piru, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit , duhet pak a shume, aq sa te mbulojnë perimet në tavë.
  • Ndërkohe furrin e ndezim në temperaturën 180 grade. Nxjerrim taven ku hapem brumin nga frigoriferi. Hedhim pak djathë të grire kackavall, pastaj shtrojmë perimet. Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përseri pak arre moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 grade përreth 50 - 60 min. Pasi është pjekur e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta gatimi kuzhina franceze artigatimit

10 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë patate në furrë

Kjo tortë me patate në furrë është një pjatë unikë mjaft e shijshme. Përmbledh në brendësi shijet e djathit tymosur të aromatizuar me rozmarinë. Recetë gatimi e shpejtë dhe tava në furre piqet vetëm 20 minuta.