Byrek të vegjël me presh

Një recetë e thjeshtë për të përgatitur byrek të vegjël me presh. Në faqe kemi publikuar shumë receta për byrek, por kjo është një mënyrë e veçantë. Mëso gjithashtu si të përgatisni brumin për byrek në më mënyrë perfekt.

Byrek të vegjël me presh janë ideal për ti marrë me vete në piknik. Këto byrek të vegjël kanë një shije delikate dhe sipër janë shumë kërce.

Byrek të vegjël me presh

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Resting20 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 260 ml uji i vakët
  • 1 kg presh
  • 1 kokërr qepë
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 ml qumësht
  • 1 lugë gjellë oriz
  • 50 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë
  • pak piper i zi
  • 1 luge vogël mëndrëz

Përgatitja

Përgatitja e brumit

  • Në fillim përgatitim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, pak kripë, vajin, ujin dhe i trazojmë.
  • Brumin e punojmë me dorë për 5-6 minuta, e mbulojmë me pecetë dhe e lemë të pushojë për 15-20 minuta.

Përgatitja e mbushjes

  • Lajmë e presim preshët rrethore me nga një centimetër. Në një tenxhere kaurdisim 2-3 minuta qepën e prerë hollë.
  • Pastaj hedhim preshin, qumështin , orizin e trazojmë dhe i vëmë kapakun. Preshi duhet të ziejë në zjarr shumë të ngadalshëm derisa ti iki lagështia. Shtojmë dhe më pas pak kripë.
  • E heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet do i hedhim vezët, djathin dhe erëzat sipas dëshirës. E trazojmë dhe mbushja është gati.

Përgatitja byrekut

  • Marrim brumin dhe e ndajmë në topa të vegjël. Hollojmë petët dhe i hedhim sipër nga mbushja e përgatitur. I bëjmë role dhe më pas i mbështjellim në formë rrethore duke i radhitur në tavë.
  • Byrek të vegjël me presh i pjekim në furrë të para nxehur në 200°C për 20 minuta.
  • Pasi të ftohen, këta byrek të shijshëm janë gati.

Lexoni gjithashtu recetat e tjera për byrek

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like