Sekreti i brumit të byrekut

Përgatitja e brumit të byrekut është e thjeshtë, por duhet të kemi parasysh disa faktorë të rëndësishëm. Elasticiteti i brumit të byrekut varet shumë nga mielli dhe mënyra si e punojmë. Kemi përmbledhur disa pika si të gatuajmë brumit të byrekut në mënyrë perfekt.

Receta për brum byreku

Prep Time20 minutes
Resting40 minutes
Total Time1 hour
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 280kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell i fortë
  • 250 ml ujë të vakët
  • 10 gr kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  • Sekreti i brumit të byrekut është sigurisht tek mielli. Tek përbërësit kemi theksuar se mielli duhet të jetë i fortë. Me miell të fortë apo tip 500 nënkuptohet mielli i grurit që përmban shumë gluten. Ky faktor i jep brumit elasticitet dhe butësi. Ideale për të përgatitur edhe buke shtëpie.
  • Përpara se të përgatitim brumin e byrekut, mielli duhet situr. Një faktor tjetër ky për të përftuar një brumë byreku të butë. E hedhim miellin në një enë qelqi pasi nuk këshillohet plastike, e hapim në mes shtojmë kripën, ujin, vajin dhe e përziejmë derisa masat të bashkohen.
  • Më pas brumin e vendosim në tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 10 minuta. Brumin duhet ta ngjeshim mirë që të zhvillohet gluten. Brumin e vendosim përsëri në enën e qelqit,e mbulojmë me një pecetë dhe e lemë të pushojë për 10 minuta.
  • Pas pushimit brumin e ndajmë në toptha me madhësi sa dëshirojmë që ti bëjmë petët. Topthat i rreshtojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Edhe sipër topthat e brumit i lyejmë me pak vaj me anë të furçës. Sipër i mbulojmë me qeskë kuzhine. Në këtë formë brumin e lemë të pushojë edhe 30 minuta.
  • Topthat e brumit të byrekut janë gati për ti holluar me okllai. Kur të hollojmë petët i spërkatim me pak niseshte.
  • Gatim të mbarë, nëse dëshironi të lexoni përgatitjet e byrekut që kemi përgatitur, shfletoni në faqen tonë.

Lexoni recetën për byrek me domate, byrek me spinaq apo byrek me mish.

Ju bëftë mirë!

6 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjigjiane. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë.