Si të gatuajmë Kulure me Susam

Këto kulure me susam janë të ngjashme me bagel. Sipër mund të shtoni edhe fara të ndryshme. Të pjekura në furrë janë më të shijshme dhe ideale për mëngjes ose pasditeve të shoqëruara me çaj.

Kulure me Susam

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting40 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 100 ml ujë i vakët
  • 200 ml qumësht
  • 50 ml vaj
  • 1 lugë çaji maja
  • 1 filxhan kafe sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 100 gr gjalpë brum
  • 50 gr susam
  • 1 e verdhë veze

Përgatitja

  • Për të përgatitur kulure me susam, në një enë qelqi hedhim majanë, sheqerin, ujin, 2 lugë miell dhe i trazojmë mirë. E lemë të vijë për 10 minuta.
  • Më pas shtojmë qumështin, vezën, vajin, miellin dhe e përziejmë mirë. E përziejmë një herë në enë dhe më pas e hedhim përzierjen në tavolinën e punës. E punojmë brumin për rreth 10 minuta.
  • Brumin e lemë të pushojë për 30-40 minuta, sa te rritet masa ose vëllimi të dyfishohet. Më pas brumin e ndajmë në toptha. Topthat e brumit i ngjeshim me dorë nga sipër, duke çuar në secilin nga një lugë të vogël me gjalpë.
  • Topthat i hapim me dorë në formë pete, duke hapur edhe gjalpin. Petën e mbledhim role dhe më pas i japim formën.
  • Kuluret i radhitim në një tavë me letër kuzhine i mbulojmë dhe i lemë të pushojnë për 30 minuta.
  • Më pas kuluret i lyejmë me të verdhën e vezës, hedhim sipër fara susam dhe i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
  • Kulure me susam janë gati. I lëmë të ftohën dhe më pas i shpërbëjmë.

Receta për kulaç me arra, pite në tigan ose petulla të fshira.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.